Bija Ime fort e dashur, vdekja kurrë nuk është për t’u patur frikë, nëse ju e pranoni vdekjen Time në Kryq. Vdekja është vetëm një moment kalimi nga kjo botë në Shtëpinë e Mbretërisë së Atit Tim. T’i trëmbeni vdekjes është të mohoni Mëshirën Time, sepse Unë do të shpëtoj çdo shpirt që më pranon Mua dhe më kërkon Mua t’i fal mëkatet e tij.
Kur një shpirt është i krijuar nga Ati Im, ai do të jetoj përjetësisht. Ai do të ketë Jetë të Përjetshme, nëse shpirti do të më lejoj Mu ta marr atë. Përndryshe, ai do të humbasi tek Satani nëse shpirti më mohon Mua, kur e di se Kush Jam Unë.
Vdekja e një shpirti në Tokë është po aq e natyrshme sa lindja. Kur një shpirt e lë trupin dhe vjen tek Unë ai do të mbushet me Hire të shumta dhe do të përfshihet në familjen e Atit Tim – Mbretëria e Tij, e cila është e mbushur me dashuri të madhe, gëzim dhe lumturi, që kurrë nuk mund të gjendej në Tokë. Shumë nga ju, që e kanë përjetuar dashurinë, gëzimin dhe lumturinë në jetën tuaj, kanë shijuar vetëm një copë të vogël të asaj se si shijon Jeta e Përjetshme. Ju gjithmonë duhet të përpiqeni, me gëzim në zemrat tuaja, për momentin kur ju do të hyni në Mbretërinë e Atit Tim, sepse ajo duhet të mirëpritet – dhe jo për t’u patur frikë.
Nëse ju duhet të hasni vdekjen apo nëse një i dashuri juaj ka për të hasur vdekjen atëherë gjithmonë kthehuni tek Unë, Jezusi juaj, për ndihmë. Kur ju e bëni këtë Unë do ta ngre shpirtin tuaj, do t’i fshih lotët tuaja, do ta largoj gjithë frikën nga zemra juaj kur e recitoni këtë lutje.
Lutja e Kryqëzatës (142) Përgatitja për vdekjen
Jezusi im më i dashur, m’i fal mua mëkatet e mia. Pastroje shpirtin tim dhe më përgatit për të hyrë në Mbretërinë Tënde.
Më dhuro Hiret për t’u përgatitur për bashkimin tim me Ty. Më ndihmo të kapërcej çdo lloj frike.
Më dhuro guximin për të përgatitur mendjen dhe shpirtin tim, që të jem i denjë të qëndroj përpara Teje.
Unë të dua Ty. Unë kam besim në Ty.
Unë ta dhuroj Ty veten time në trup, mendje dhe shpirt përjetësisht. Lejo që Vullneti Yt të jetë i imi dhe më çliro nga dhimbja, dyshimet apo hutimi. Amen.
Jezusi juaj