Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 16 March 2014

Hyji Atë: Sepse kjo është periudha finale – kapitulli i fundit në përmbushjen e Vullnetit Tim të Shenjtë

E Enjte, 13 Mars 2014, në 20:45

Bija Ime m
ë e dashur, Mbrojtja Ime është shtrirë pikërisht tani mbi të gjithë fëmijët e Mi në botë të cilët më duan Mua. Unë e bëj këtë me bollëk, për shkak të kërcënimeve që njerëzimi do të hasi gjatë kësaj periudhe në histori.

Ju, fëmijët e Mi, duhet të luteni për secilin prej atyre që janë të humbur për Mua. Unë digjem për ata. Unë e dëshiroj dashurinë e tyre. Unë derdh lotë për ata. Unë pres për ditën kur ata ta kuptojnë Besëlidhjen Time, e krijuar nga Unë në fillim. Sepse kjo është periudha finale – kapitulli i fundit në përmbushjen e Vullnetit Tim të Shenjtë. Ishte prej Besëlidhjes Sime që Unë i dhashë njeriut kohën e duhur për të kuptuar dhe për ta njohur veten se çfarë ai është dhe çfarë nuk është. Njeriu u krijua prej Dorës Sime të dashur, në Imazhin Tim. Unë e vërshova shpirtin e tij me Dashurinë Time. Unë i dhashë atij liri të plotë, përmes Dhuratës Sime të vullnetit të lirë dhe të zgjedhjes së lirë. Unë kurrë nuk dëshiroja që njeriu ta kthente dashurinë e tij nga frika për Mua. Unë vetëm doja që ai të më dontë Mua, ashtu si Unë e doja atë. Unë krijova Engjëjt e Mi para njeriut, për të më shërbyer Mua, por për arsye të Dashurisë Sime për ata, edhe atyre gjithashtu, ju dha Dhurata e vullnetit të lirë.

Ishte për shkak të tradhëtisë së Luciferrit që njeriu pësoi vuajtje. Ai, Luciferri, ishte i dashur dhe i favorizuar nga Unë. Atij i ishin dhënë dhurata dhe fuqi të jashtëzakonshme dhe shumë Engjëj shërbenin nën drejtimin e tij. Kur Unë krijova njeriun, Luciferri u tërbua nga xhelozia. Ai nuk mund ta duronte që Unë do t’i doja fëmijët e Mi deri në një shkallë të tillë të madhe dhe prandaj ai filloi të më ndante Mua nga fëmijët e Mi. Ai tundoi Adamin dhe Evën dhe kjo do të thoshte se ata, me vullnetin e tyre të lirë, e mohuan Fuqinë Time dhe menduan – ashtu si bëri dhe Luciferri – se ata do të mund ta ruanin Fuqinë Time dhe të deklaronin një pjesë të Hyjnisë Sime.

Luciferri, së bashku me engjëjt e tij besnikë – të gjithë prej të cilëve kryen ligësira kundër fëmijve të Mi - atëherë dhe tani – u hodhën në humnerë përjetësisht. Por për shkak të vullnetit të tyre të lirë – e dhënë nga Unë falas dhe me Dashuri për njerëzimin, Unë kurrë nuk e kërkova atë të më kthehej. 
Prandaj Unë krijova Besëlidhjen për t’i fituar shpirtrat e tyre , përmes Planeve të Mia për t’i shpenguar ata. Ata morën favore të mëdha nga Unë. Unë dërgova profetë për t’i paralajmëruar ata për rreziqet e rënies në tundim të djallit. 

Unë ju dhashë atyre Dhjetë Urdhërimet për t’i drejtuar ata dhe për t’i ndihmuar të jetonin sipas Vullnetit Tim. Unë ju dërgova atyre Birin Tim të vetëm, i nxjerrë nga Vetë Trupi Im, për t’ju sjellë atyre lirinë nga Ferri. Ata nuk do ta pranonin atë, por vdekja e Tij në Kryq ishte pika e kthimit në Planin Tim të Besëlidhjes Finale.

Libri i të Vërtetës është pjesa e fundit e Ndërhyrjes Sime, para Ditës Finale, kur Unë i bashkoj të gjithë fëmijët e Mi dhe i kthej në Parajsën, që Unë e krijova për ata në fillim. Ata që e dëgjojnë të Vërtetën dhe që mbeten besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, do të gjejnë favore të mëdha nga Unë. Ata që nuk b
ëjnë kështu, prapë do të favorizohen nga Unë, përmes jetës që bëjnë, dashurisë që ata tregojnë ndaj të tjerëve dhe prej pastërtisë së shpirtit të tyre. Unë do t’i mirëpres ata, kur ata e bëjnë të ditur se e pranojnë Dorën e Mëshirës, që do t’ju shtrihet atyre nga Biri Im.

Faza finale e përmbushjes së Besëlidhjes Sime do të jetë e dhimbshme. Për shkak të influencës së Satanit dhe djajve të tij, shumë njerëz do të mashtrohen p
ër ta adhuruar atë dhe gjithë shërbëtorët e tij, që ecin mes jush. Unë do ta toleroj vuajtjen e shpirtrave dhe vështirësitë, që do të durohen nga shumë njerëz të pafajshëm, por vetëm për një kohë të shkurtër. Pastaj, Unë do t’i fshij armiqtë e Mi nga faqja e Tokës. Unë ju premtoj, fëmijë të dashur, se Unë do ta lehtësoj dhimbjen, hidhërimin dhe frikën tuaj, duke ju dhuruar Hire të fuqishme dhe Bekime. Ju do të jeni të mbrojtur nga rrethi i Hierarkisë Sime të Engjëjve.

Për të më kërkuar Mua ta heq frikën dhe hidhërimin tuaj dhe t’ju dhuroj lirinë nga persekutimi, ju lutem recitoni këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (140) Mbrojtja e Hierarkisë së Engjëjve

Më i dashuri Atë, Hyji i gjithë Krijimit, Hyji Më i Larti, më dhuro Hirin dhe Mbrojtjen përmes Hierarkisë Tënde të Engjëjve. Më mundëso të përqendrohem në Dashurinë Tënde për secilin nga fëmijët e Tu, pavarësisht se si të fyejnë Ty. Më ndihmo ta përhap lajmin e Besëlidhjes Finale për të përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, pa frikë në zemrën time. Më dhuro Hiret dhe Bekimet e Tua të veçanta për t’u ngritur mbi persekutimin, e shkaktuar mbi mua nga Satani, djajtë e tij dhe agjentët e tij në Tokë. Kurrë mos më lejo t’i kem frikë armiqtë e Tu. Më jep forcën për t’i dashur armiqtë e mi dhe ata që më përndjekin në Emër të Hyjit. Amen.


Fëmijë, ju duhet të qëndroni të fortë në këtë kohë. Kurrë mos e dëgjoni urrejtjen dhe helmin, që do ta mbuloj Tokën, për shkak të infektimit që do të vij. Kur ju e shpërfillni atë, ju mund të më shërbeni Mua në mënyrën më të vlefshme, pa ndonjë ligësi në zemrat tuaja.

Pregatituni sepse shumë zemërim do të shpërthej në botë, që do të drejtohet tek Unë, Hyji Më I Larti dhe Biri Im i dashur, Jezu Krishti. Lutuni për ata që do të zhyten në një hapësirë gënjeshtrash, që nuk do të sjellin veçse hidhërim për ata.

Qëndroni në Mua, me Mua dhe për Mua.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti