Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 29 March 2014

Nëna e Shpëtimit: Më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, t’ju jap forcën për të vazhduar dhe për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit

E Martë, 25 Mars 2014, në 15:30

Bijtë e mi të dashur, kur Hyji më zgjodhi mua si Nënën e Birit të Tij të Vetëm-Lindur, ishte që unë t’i jepja lavdi Hyjit duke i shërbyer Atij për t’i dhënë botës Mesian e shumë-pritur. Unë isha thjesht një shërbëtore e përulur atëherë, ashtu si jam edhe tani.

Gjithmonë ta kujtoni se kur ju i shërbeni Hyjit, në Planin e Tij për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm, ju jeni thjesht një shërbëtor i Tij. Për t’i shërbyer Hyjit kërkohet një ndjenjë e thellë përulësie. Nuk mund të jetë ndryshe. Ky Mision, i fundit i urdhëruar nga Ati im në Planin e Tij, për t’i sjellë fëmijëve të Tij shpëtimin përfundimtar, do të tërheqi miliona shpirtra për t’i shërbyer Atij. Ata do të vijnë nga çdo skaj i Tokës. 

Shumë nuk do të jenë të vetëdijshëm ndaj thirrjes së tyre, deri kur të lusin Lutjet e Kryq
ëzatës. Do të jetë përmes recitimit të Lutjeve të Kryqëzatës që Shpirti I Shenjtë do t’i ngazëllej shpirtrat e tyre dhe pastaj ata do të jenë gati ta mbajnë Kryqin e Birit tim.

Nëse ju me të vërtetë i shërbeni Birit tim dhe i vini Atij në ndihmë, që Ai të mund të sjelli shpëtimin tek çdo mëkatar, atëherë do t’ju duhet të pranoni peshën e Kryqit. Kur ju i shërbeni Birit tim, por më vonë nuk e duroni vuajtjen që ajo do t’ju sjelli, kjo do të shkaktoj thyerjen e mburoj
ës që ju mbron nga i ligu.

Satani kurrë nuk do të ngacmoj ata që ndjekin vizionarë të rremë apo ndjekësit e tyre, sepse ai e di sa ata nuk japin fryte. Megjithatë, në rastin e misioneve të vërteta, ai do të sulmoj me mizori të rëndë. Ai do të përdori shpirtrat e dobët, të goditur me mëkatin e krenarisë, të fyejnë dishepujt e vërtetë të Birit tim. Për ata që më përgjigjen mua, Nënës së Shpëtimit, urrejtja e tij do të jetë më e dukshme kur Medalja ime e Shpëtimit të bëhet e vlefshme në mbarë botën.

Medalja e Shpëtimit do të kthej miliarda shpritra dhe, prandaj, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për ta ndaluar atë. Ju do të shikoni përmes sulmeve të tilla vrerin e vërtetë që do të dali nga i ligu dhe çdo agjent i tij, sepse ai nuk do që kjo Medalje t’ju jepet fëmijve të Hyjit. Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të përuleni ndaj presioneve apo ligësive, që do të dalin prej atyre që janë larguar nga Biri im. Ta bëni këtë është t’i dorëzoheni Satanit. Përkundrazi, ju duhet të më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, t’ju jap forcën për të vazhduar dhe për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit në këtë kohë të përvjetorit të festës së Lajmërimit (25 Mars).

Ju duhet të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (143) Për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit:

O Nëna e Shpëtimit, mbroje këtë Mision, një Dhuratë nga Hyji, për të sjellë Jetën e Përjetshme tek të gjithë fëmijët e Tij, kudo. Të lutemi ndërhyj në emrin tonë, nëpërmjet Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, për të na dhënë kurajën që të kryejmë detyrat tona për t’i shërbyer Hyjit në çdo kohë dhe sidomos kur ne vuajmë për këtë arsye. 

Ndihmo që ky Mision të kthejë miliarda shpirtra, sipas Vullnetit Hyjnor të Hyjit dhe t’i shndërrojë ato zemra të ngurta në shërbëtorë të dashur të Birit tënd.

Na jep të gjithë ne që i shërbejmë Jezusit në këtë Mision forcën për të përballuar urrejtjen dhe persekutimin e Kryqit dhe ta mirëpresim vuajtjen që vjen me të, me bujari në zemër dhe me pranim të plotë të çfarë mund të vijë përpara. Amen.

Bijtë e mi të dashur, kurrë mos e lejoni frikën për t’i shërbyer Hyjit t’ju pengoj në udhën e shpalljes së Fjalës së Tij të Shenjtë. Frika vjen nga Satani – jo nga Zoti. Guximi dhe forca, e shoqëruar me përulësi dhe një dëshirë për t’ju përmbajtur Vullnetit të Hyjit, mund të vijnë vetëm nga Hyji.

Unë jam mirënjohëse sot, në këtë përvjetor të Lajmërimit, ndaj Atit tim të dashur, Hyji Më I Larti, për Dhuratën që Ai i dha botës kur Ai më kërkoi mua të sillja Birin e Tij të dashur për të shpenguar njerëzimin dhe për ta sjellë botën në Mbretërinë e Tij të Përjetshme.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/03/25/mother-of-salvation-ask-me-your-beloved-mother-to-give-you-the-strength-to-carry-on-and-to-protect-the-mission-of-salvation/