Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 9 March 2014

E gabuara do të shihet si e drejtë dhe e drejta do të shihet si e gabuar

E Enjte, 6 Mars 2014, në 13:45

Bija Ime fort e dashur, kur njerëzit i inkurajojnë të tjerët të mëkatojnë, ata e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme, të cilat nuk mund të jenë të dukshme.

Tundimi për të mëkatuar është joshës dhe viktima do ta ketë gjithmonë të vështirë të largohet. Në rastin e vjedhjes, mëkatari do të tërhiqet pas çmimit të madh, që do do t’i takoj atij, nëse ai bie dakord të vjedhi. Në rastin e sulmit fizik dhe dëmit në trup i shkaktuar mbi një tjetër, viktima do të joshet nga urrejtja, e shfaqur atij si të jetë një gjë e mirë. Ai do të bindet se ai thjesht është përfshirë në një ndëshkim, që është i nevojshëm, në emër të drejtësisë. Në raste të tjera, viktima do të tërhiqet drejt kryerjes së mëkatit dhe nuk do të shikoj asgjë të gabuar me të, sepse joshja do të jetë kaq interesante.

Mëkati dhe tundimi për t’u përfshirë në veprim gjithmonë do të paraqitet si të jetë një gjë e mirë, e padëmshme, dhe në shumë raste do të mendohet të jetë e drejtë. E gabuara do të shihet si e drejtë dhe e drejta do të shihet si e gabuar. Çdo gjë në të cilën Satani është i përfshirë, dhe në veçanti kur ai e tundon njeriun, me çdo arsye të besueshme, për t’i kthyer shpinën Hyjit, do të jetë e mbrapshtë. Kudo që Satani është i pranishëm, do të ketë rrëmujë. Asgjë nuk do të jetë ashtu si duhet. Asgjë e mirë nuk mund të vij prej infektimit t
ë tij. Shpirtrat që marrin pjesë në intrigat e tij, përgjatë dhe pas mëkatit që kanë kryer, vuajnë nga një ndërgjegje e trazuar thellë. 

Mësimi i rëndësishëm këtu është që të shmangni situatat ku ju përballeni me tundimin. Për ta bërë këtë, ju duhet të luteni për forcën për të qëndruar në gjëndjen e Hirit.

Asnjë njeri të mos besojë ndonjëherë se ai ka mjaftë forcë për t’i bërë ballë presioneve të vendosura mbi të nga shpirti djall
ëzor. Kur ju e besoni këtë, ju do të bini menjëherë dhe papritur. Ju duhet të qëndroni vigjelentë, çdo minutë të çdo dite, sepse ju kurrë nuk e dini kur i ligu është duke punuar. Ai është shumë dinak dhe shumë i kujdesshëm. Sepse shumë, nuk e kanë fare idenë se si Satani punon, por një gjë është e qartë. Ai nuk do t’ju sjelli asgjë veç mizori dhe hidhërim. 

Prandaj, ju duhet të lusni çdo ditë lutjen e Shën Mikaelit.

O Shën Mikael Krye-Ëngjëll, na mbro në beteja, bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive dhe kurtheve të djallit. Po të lutemi me përvujtëri që Hyji ta ushtrojë pushtetin e Vet mbi të, e ti, o Princi i Ushtrive Qiellore, me Fuqinë e Hyjit, hidhe në Ferr Satanin dhe të gjithë shpirtrat djallëzorë që sillen nëpër botë për të dëmtuar shpirtrat e njerëzve. Amen.

Satani dhe çdo djall, që endet në Tokë, janë duke punuar, shumë fortë, për t’ju larguar nga Unë në këtë kohë – më shumë se ndonjë herë tjetër që nga koha kur Unë eca në Tokë. Ju duhet t’i mbani sytë tek Unë dhe të më dëgjoni Mua, me qëllim që Unë të mund të vazhdoj t’ju mbroj.

Jezusi juaj