Bija Ime fort e dashur, ka periudha vështirësie kur njerëzit mund të ndjehen të paaftë. Ka periudha tragjedie kur ata ndjehen të frikësuar. Dhe ka periudha kur njeriu dëshpërohet dhe e gjithë shpresa zhduket nga jeta e tij. Pastaj ka periudha fatkeqësie kur njeriu e shkëput veten nga ata që i do – kur ai e ndjen se jeta është veçse tepër e vështirë për atë ta duroj.
Unë ju them atyre që durojnë dhimbje të tillë të më thërrasin Mua dhe të më kërkojnë Mua, Jezusin tuaj, ta largoj të gjithë vuajtjen tuaj. M’i ofroni Mua të gjitha sprovat tuaja, kur ato bëhen tepër të rënda për t’u duruar nga ju. Është në atë moment, kur ju e dorëzoni ankthin tuaj të tmerrshëm, që Unë do ta ngre renë që e ka errësuar shpirtin tuaj dhe që e ngatërron mëndjen tuaj.
Kurrë mos ju dorëzoni vuajtjes. Kurrë mos u ndjeni se gjithçka është e pashpresë, sepse kur ju më keni Mua, ju keni gjithçka. Unë Jam mbështetja juaj në këtë jetë dhe vetëm Unë mund t’ju ndihmoj. Njeriu gjithmonë duhet të përpiqet për të mbijetuar, për të luftuar padrejtësinë, për të ruajtur virtytin dhe kurrë të mos ketë frikë të shpalli të Vërtetën. Por kur ajo që ju do të dëshmoni t’ju sjelli dhimbje dhe vuajtje të madhe, për shkak të padrejtësive, vetëm Unë mund t’ju ruaj gjatë trazirave të tilla.
Asgjë prej asaj që bota ka për të ofruar nuk mund t’ju sjelli ju ngushëllim të vërtetë në këto kohë nevoje. Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’ju fal juve qetësinë e mëndjes dhe forcën dhe kurajon për t’i bërë ballë urrejtjes, padrejtësisë, persekutimit dhe izolimit.
Unë duhet të jem zgjedhja juaj e parë në kohë nevoje, kur ju duhet të më thërrisni Mua.
Vetëm Unë do t’ju sjell qetësi, paqje dhe çlirim nga shqetësimi, sepse Unë Jam Dashuria dhe kur dashuria banon në shpirtin tuaj ju mund të bëni gjithçka.
Jezusi juaj