Bija ime, ka shumë urrejtje kundër këtij Misioni të Shpëtimit, sepse i ligu nuk do të humbasi asnjë shpirt ndaj Hyjit. Kur Hyji flet përmes një profeti, ajo krijon zemërim në Ferr. Çdo përpjekje bëhet nga i ligu për të heshtur Fjalën e Hyjit, në këto rrethana. Ai, Satani, do të bëj gjithçka të mundur për të helmuar njerëzit kundër gjithçkaje, që do të shpëtoj shpirtrat e njerëzimit.
Ai do të përhapi urrejtje deri kur shpirtrat, që janë të mbushur me urrejtjen e tij, do të bëhen agjentët e tij të gatshëm, deri kur ata të mos kontrollojnë më se çfarë bëjnë. Të mbushur me zemërimin e tij, ata do ta kenë të pamundur të ndjejnë dashuri në zemrat e tyre për ata që i besojnë të jenë armiqtë e tyre. Pastaj, ata do të fillojnë të urrejnë veten dhe sa më shumë të mëkatojnë kundër Hyjit, ata do të mbushen me një ankth të tmerrshëm.
Me kalimin e kohës, kur urrejtja e këtij lloji i pushton shpirtrat, ata do të jenë të paaftë ta çlirojnë veten nga Satani. Shumë lutje kërkohet për shpirtra të tillë. Nëse një shpirt blasfemon kundër Fjalës së Hyjit, ata do të përballen me një luftë kundër bishës, kaq të egër, sa do ta bëj të pamundur për ata të tërhiqen nga fuqia e tij. Ky mallkim kundër Hyjit bëhet mallkimi i tyre dhe asgjë nuk mund të bëhet për ata, në atë fazë.
Shpirtrat, që janë të mbushur me urrejtje, nuk e flasin Fjalën e Hyjit, sepse kjo nuk mund të bëhet. Urrejtja kurrë nuk do të dali nga buzët e atyre që me të vërtetë e duan Hyjin. Ju kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni fuqinë e Satanit, sepse ai mund të fusi në kurth çdo shpirt, pavarësisht se sa të mirë janë. Në fillim, ai, i ligu, do të jetë shumë bindës kur ta mbushi viktimën e tij me gënjeshtrat e tij. Ai madje do të krijoj një ndjesi shpirtërore se jam unë, Nëna e Zotit, që jam duke komunikuar me shpirtin. Ai do të përdori dashurinë e atij shpirti për Hyjin për të futur brënda tij, një ndjenjë zemërimi kundër asaj që shpirti e mendon të jetë një veprim, një punë apo një fjalë e ligë. Ai i fut në kurth shpirtrat që, herë pas here, mund të jenë shërbëtorë besnikë të Hyjit. Por, menjëherë sa një shpirt e lejon të ligun ta mbushi atë me çdo formë urrejtje, ai apo ajo do ta kenë të pamundur të çlirohen prej tij.

Vetëm lutja dhe veprat e mëdha të pendesës dhe përulësisë mund ta largojnë atë. Pas një farë kohe, shpirti do ta dijë se diçka e shqetëson atë, kur zemërimi, pakënaqësia, ankthi dhe mungesa e plotë e qetësisë ta pushtoj shpirtin. I ligu nuk do të pushoj, deri kur shpirti, më në fund, të kthehet kundër Hyjit dhe të blasfemoj kundër Tij.
Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të merreni me ata që vendosin dyshime në shpirtin tuaj mbi Përsosmërinë e Hyjit. Kur ju angazhoheni me ata që e mallkojnë Hyjin, ju do të fëlliqeni. Kur ju e bëni këtë, ju gjithashtu do të mbusheni më një urrejtje, që ju kurrë nuk e keni ndjerë më parë. Pastaj do t’ju duhet ndihmë dhe ndërhyrje e madhe, para se ju të bëheni të denjë të qëndroni në Praninë e Hyjit përsëri.
Shpërfilleni çdo formë urrejtje, sepse ajo kurrë nuk mund të vij nga Hyji. Ka vetëm një burim nga i cili buron urrejtja dhe ai është Satani. Angazhohuni me Satanin dhe ata zemrat e të cilëve ai i mbush me urrejtje, më pas, helmi i tij do të derdhet në shpirtin tuaj.

Shmanguni nga kjo situatë. Qëndroni të heshtur. Lutuni për ata shpirtra që urrejnë të tjerët. Ju duhet të recitoni Rruzaren time të Shenjtë për t’u mbrojtur nga ky tundim.
Unë ju paralajmëroj për këto gjëra, pasi fuqia e Satanit është kaq e fortë në këtë kohë, sa ai përpiqet t’i vjedhi shpirtrat e të gjithë atyre njerëzve në mbarë botën që besojnë në Birin tim, Jezu Krishtin, dhe ata që janë besnikë ndaj meje, Nënës së Tij të dashur.

Ju lutem të më dëgjoni mua, në këtë kohë, duke recituar këtë Lutje për t’ju mbrojtur nga urrejtja.
Lutja e Kryqëzatës (138) Mbrojtje nga urrejtja
O Nëna e Shpëtimit, më mbro nga çdo lloj urrejtje.
Më ndihmo të qëndroj i heshtur, kur të përballem me urrejtjen. Më mbaj të fortë në besnikërinë time ndaj Jezu Krishtit, kur të jem në gjendjen më të dobët.
Vulosi buzët e mia. Më ndihmo t’i kthej shpinën atyre që angazhohen me mua me fjalë, të cilat i mohojnë Mësimet e Birit tënd apo atyre që më tallin për shkak të Besimit tim. Lutu për ato shpirtra, Nënë e dashur, që ata të mund ta mohojnë Satanin dhe të ndjejnë paqen e dashurisë tënde dhe Pushtetin e Shpirtit të Shenjtë, brenda shpirtrave të tyre. Amen.
Dashuria dhe vetëm Dashuria vjen nga Hyji. Urrejtja vetëm vjen nga Satani. Nuk ka të ndërmjetme. Nuk ka asgjë në mes. Ju jeni ose për Birin tim ose kundër Tij.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit