Bija Ime fort e dashur, shumë shpejt ju do të dëgjoni një numër njoftimesh nga mashtruesit, që kanë depërtuar në Shtëpinë Time në Tokë. Herezitë që do të vijojnë të derdhen prej gojëve të tyre dhe sipas akteve të tyre do të çojnë në ligje të reja, që do ta njollosin Fjalën e Hyjit, të cilat do të imponohen mbi ata që janë besnikë ndaj Fjalës.
Sakramentet do të pakësohen dhe numri i Meshave me ngadalë do të zvogëlohet deri sa ato të mbahen më rrallë. Çdo justifikim do të bëhet, por e gjithë kjo do të fshehi arsyen e vërtetë pas motiveve të tyre. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, po dëshmoni gjithçka që Nëna Ime e dashur e ka parashikuar në La Salette dhe në Fatima. Ju duhet ta kuptoni se plani është për të shkatërruar çdo Kishë të Hyjit, para se antikrishti të ulet mbi fronin në Tempullin Tim, në gjithë lavdinë e tij djallëzore. Ata që kërkojnë përgjigje do të shpërfillen dhe më pas do të tallen që guxuan të pyesin ata që pohojnë se drejtojnë Kishën Time në Tokë.
Çdo mëkat në Sytë e Hyjit gradualisht do të shpërfillet. Jo vetëm që mëkati do të refuzohet, por ai do të paraqitet në çdo formë të ndyrë mbi Altarin Tim. Eleminimi i mëkatit do të shihet në indoktrinimin e edukimit të fëmijve. Fëmijëve, në veçanti, do t’ju imponohen herezitë. Atyre do t’ju thuhet se nëse ata nuk i pranojnë këto mësime, atëherë ata do të jenë fajtorë për gjykimin e ashpër të atyre, që e deklarojnë mëkatin të jetë një gjë e mirë. Fëmijët do të udhëzohen që kurrë të mos e shpallin hapur Fjalën e Hyjit në prani të të tjerëve nga frika se mos akuzohen se janë kundër të drejtave njerëzore.
Çdo përpjekje për të deklaruar moralitetin, në çdo lloj mënyre, mes të rinjve, do të kundërshtohet me forcë dhe do të dënohet. Të Krishterët, dhe ata që publikisht deklarojnë të drejtën e tyre për të zbatuar Mësimet e Krishtere do të goditen dhe do të heshten. Fjalët e tyre do të bëhen përshpërima dhe njerëzit do ta kenë për turp ta pranojnë se janë të Krishterë. Dhe ndërsa të drejtat e jo-Krishterëve do të përkrahen, do të jenë të drejtat e ateistëve, ato që do të deklarohen të jenë të një rëndësie të lartë.
Ashtu si Unë ju kam thënë, urrejtja kundër të Krishterëve do të rritet nga jashtë Kishës Sime. Por, nga brënda, ajo do të copëtohet pjesë pjesë deri sa asgjë të mos ketë mbetur, vetëm një guaskë. Tullat dhe llaçi do të jenë akoma në vënd, por Kisha Ime në Tokë, ashtu si ju e njihni, do të ketë ndryshuar përtej njohurive tuaja.
Njerëzit e Mi janë njerëzit e Mi – ata që do ta mbështesin Fjalën e Shenjtë të Hyjit dhe që do të vazhdojnë të shërbejnë Sakramentet e Shenjta, të cilat do të bëhen të vlefshme për ju nga shërbëtorët e Mi të shenjtë trima dhe të guximshëm, që kurrë nuk do të më braktisin Mua.
Kur ju të dëgjoni Fjalën Time – e përmbajtur në Fjalën e shkruar dhe e transmetuar nëpër shekuj në Librin e Atit Tim – të vihet në pyetje dhe të analizohet, me një dëshirë për ta rishkruar atë, atëherë ju duhet ta dini këtë. Unë nuk e autorizoj një herezi të tillë. Unë i dënoj këta tradhëtarë për shkak të shpirtrave që ata do të çojnë në udhë të gabuar. Ju, gjithashtu, kurrë nuk duhet të dëgjoni ndonjë që ju thotë ta mohoni Fjalën Time.
Së shpejti, ju do të shikoni çdo ligj në vëndet dhe kishat tuaja të ndryshoj, për të mirëpritur çdo lloj mëkati dhe për ta ligjëruar atë. Të dyja krahët e ligjeve do të bashkohen në një, deri kur, gradualisht, Fjala e Hyjit nuk do të diskutohet apo të ndiqet më. Të kërkohen të drejtat e të Krishterëve do të jetë pothuajse e njëjtë me thyerjen e ligjit dhe do të jetë e ndëshkueshme në shumë mënyra. Për ata prej jush që nuk besojnë se këto gjëra janë të mundshme, atëherë, për fat të keq, ju do t’i dëshmoni këto gjëra në jetën tuaj dhe ashtu si janë parathënë.
Sa shumë prej jush do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Sime? Mësimeve të Mia? Jo shumë. Prapë, janë ata që thonë se më nderojnë Mua tani dhe që janë të dedikuar ndaj Kishës Sime, të cilët do të jenë të parët t’i kthejnë shpinën të Vërtetës.
Jezusi juaj