Bija Ime fort e dashur, kur një njeri largohet nga Unë, Unë e ndjek atë deri në fund të Tokës për ta kthyer tek Unë. Ai mund të më fyej Mua, të kryej vrasje të tmerrshme dhe të shkoj deri aty sa të adhuroj gjithçka djallëzore, përfshi kthimin e vet në një skllav të djallit, por Unë kurrë nuk do të heq dorë.
Unë do të ndërhyj në jetën e tij në shumë mënyra. Unë do të fus dashurinë e vërtetë në jetën e tij; Unë do ta hap zemrën e tij ndaj dashurisë për njerëzit e tjerë; Unë do ta ngacmoj ndërgjegjen e tij; Unë do ta lejoj atë të vuaj në duart e të tjerëve – vetëm për ta bërë të përulët dhe, kështu më të hapur ndaj Meje, Jezu Krishtit. Unë do ta lejoj atë të shikoj thjeshtësinë e botës në gjithë bukurinë e vet të lavdishme, si e krijuar nga Ati Im, për ta nxitur atë të largohet nga fallcitetet, që e dëmtojnë jetën e tij. Unë, përmes fëmijve të vegjël, do t’i tregoj atij rëndësinë e vendosjes së nevojave të atyre që mbështeten tek ai para vetë të tijave. Unë do t’i sjell atij të qeshurën, do t’i tregoj atij vepra të mëdha mirësie, përmes shpirtrave të pastër, dhe Unë do t’i tregoj atij shembujt e dobësisë së tij, që ai ta dij se nuk është më i madh se Hyji.
Unë mund ta lejoj atë të sëmuret, nëse kjo e bën atë të dorëzohet tek Unë dhe, në raste të tilla, Mëshira Ime do të jetë më e madhe. Sepse janë shpirtra të tillë që ka më shumë të ngjarë të kthehen tek Unë dhe atëherë ata mund dhe do të shpëtohen nga Unë.
Sa shumë përpjekje është bërë nga Unë, Jezu Krishti juaj i dashur, për të sjellë secilin prej jush në sigurinë e Krahëve të Mi – Streha Ime. Dhe sa shumë prej jush prapë kthehen nga ana tjetër dhe më shpërfillin Mua.
Unë ndërhyj përmes mesazheve, të dhëna lajmëtarëve dhe vizionarëve të vërtetë, dhe ato kanë kthyer miliona. Unë dërgoj shenja; Unë hedh Hire nga Qielli; Unë ju sjell Dhurata përmes Sakramenteve të Shenjta dhe miliona janë kthyer në besim. Për fat të keq, mjaft të tjerë nuk janë kthyer tek Unë dhe prandaj Unë nuk do të pushoj deri kur çdo shenjë, çdo mrekulli, çdo Dhuratë, çdo profeci dhe çdo Ndërhyrje të jetë kryer, përpara se Unë të vij për të gjykuar.
Do të jetë një ditë e trishtuar nëse ata që i refuzojnë Dhuratat e Mia dhe Ndërhyrjen Time duhet të qëndrojnë para Meje në Ditën e Madhe dhe prapë të më mohojnë Mua. Madje edhe atëherë, kur Unë ju jap atyre mundësinë ta hedhin krenarinë e tyre tutje dhe të vijnë tek Unë, ata prapë do të refuzojnë. Por atëherë, nuk do të ketë më se çfarë Unë mund të bëj për t’ju sjellë atyre Jetën e Përjetshme, pasi ata nuk do ta mirëpresin atë.
Ju mund të pyesni veten përse ndodh kështu dhe prandaj Unë do ta shpjegoj.
Kur djalli e tundon shpirtin, i merr pak kohë para se ai fiton një mbërthim të fortë brënda personit. Por menjëherë sa ai e pushton atë, ai komandon çdo lëvizje që ai person bën – si mendon, si komunikon me njerëzit, si mëkaton dhe llojin e mekatit që ai kërkon për atë shpirt të joshet. Mbërthimi më i madh që Satani e ka mbi ata është për t’i bindur se Hyji është djallëzor. Satani do ta bindi shpirtin se ai është Zoti dhe se Hyji është, në fakt, i djallëzuari. Në këtë mënyrë ata shpirtra do të shkatërrohen përmes dinakërisë dhe manipulimit djallëzor të djallit. Kaq të errët do të bëhen këta shpirtra, sa të qëndrojnë në Dritën Time do të jetë tmerrësisht e dhimbshme për ata dhe ata do ta fshehin fytyrën e tyre nga Unë. Lotët e Mi do të kenë shteruar deri atëherë, por Trishtimi Im kurrë nuk do të marri fund.

Jezusi juaj