Bija Ime më e dashur, kriza e urisë, që do të mbërthej botën ndërsa Vula e Tretë të hapet, nuk do të kufizohet me mungesën e ushqimit për trupin. Uria për të cilën Unë flas do të jetë uria e shpirtit, pasi çdo gjurmë e të Vërtetës do të fshihet nga armiqtë që infiltrojnë Kishën, e krijuar në Tokë nga Biri Im, Jezu Krishti, në bashkësi me Trupin e Tij.
Së shpejti, e Vërteta do të bëhet e ngatërruar dhe Shpirti I Shenjtë do të zëvendësohet nga shpirti djallëzor. Ata që do ta përhapin formën e re të ungjillizimit të rremë do të jenë përgjegjës për heqjen e Ushqimit të Jetës nga fëmijët e Mi. Kur t’ju mungoj e Vërteta, ju do të keni fare pak për ta ushqyer shpirtin tuaj dhe atëherë, me kalimin e kohës, ju do të bini në paganizëm. Unë Jam duke ndërhyrë në çdo hap të proçesit nga i cili do të çoheni në gabim. Çdo përpjekje do të bëhet nga Unë dhe Unë, përmes Mëshirës së Birit Tim, do t’ju sjell shumë nga shërbëtorëve të Tij të shenjtë Hiret që ju duhen për të dalluar të Vërtetën nga trillimi.
Ndërsa Unë ju largoj nga armiku, shumë nga ju do ta kenë të vështirë të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit. Ju do të mundoheni nga dyshimet, mungesa e kurajos për t’ju përmbajtur Fjalës së Shenjtë dhe një tmerr që jeni deklaruar një tradhëtar ndaj Kishës. Beteja për shpirtrat do të jetë kaq intensive, sa ishte gjatë Kohës së Birit Tim në Tokë. Vështirësia më e madhe do të shkaktohet për arsye të dështimit nga ana e shërbëtorëve të shenjtë të Birit Tim të dallojnë mashtrimin nga brënda radhëve të tyre. Dhe prandaj, për shkak të besimit të tyre të vakët dhe mungesës së dijes, ata do të çojnë shumë nga klerikët e tjerë në gabim të rëndë, ashtu si është parathënë.
Unë ju deklaroj se koha është e shkurtër. Nuk do të jetë sipas jush koha e duhur për të sjellë të gjithë fëmijët e Mi në Krahët e Mëshirshëm të Birit Tim. Për ata prej jush që janë të privilegjuar t’ju jetë dhënë Hiri për të njohur Dhuratën e Librit të së Vërtetës, atëherë, shumë do të pritet nga ju. Përmes fesë dhe besimit tuaj tek Unë, Ati juaj i dashur, ju do të ndihmoni të ktheni fëmijët e Mi, që ata vullnetarisht ta pranojnë Ndërhyrjen e Paralajmërimit, kur Biri Im ta pushtoj botën me Rrezet e Mëshirës së Tij të Madhe.
Këto kohë janë afër dhe është koha të merrni mburojën dhe të luftoni për Fjalën e Vërtetë – e Vërteta – të ruhet. Pa të Vërtetën nuk ka jetë.
Ati juaj
Hyji Më I Larti