Friday, 7 March 2014

Dashuria mund të mposhti çdo vuajtje e pësuar nga rraca njerëzore

E Hënë, 3 Mars 2014, në 23:27

Bija Ime e dashur, mendoni për Mua, me dashuri në zemrën tuaj, sepse është vetëm përmes Dashurisë që Unë komunikoj me botën, përmes Librit të së Vërtetës.

Me Urdhërin e Atit Tim, Unë mbledh të gjithë fëmijët e Tij të shtrenjtë, në një me Atë dhe në Të. Është Dashuria, ajo që e lejon këtë Ndërhyrje Hyjnore. Ati Im duron Dhimbje, Zemërim, Padurim dhe Shqetësim, për shkak të njollës së mëkatit, që i njollos shpirtrat e secilit nga fëmijët e Tij. Por është Dashuria e Tij e përjetshme për të gjithë ju, që e mban të ndezur Dritën e Zotit në Tokë.

Pa këtë Dritë, do të ketë vetëm errësirë, jo vetëm të shpirtit, por edhe vetë në Tokë. Drita nuk do të egzistonte. Djelli nuk do të ndriçonte, as hëna nuk do të shkëlqente natën. Yjet do të zhdukeshin. Por, të gjitha këto Dhurata mbeten në vënd prej Dashurisë së Zotit. Kur kjo Dashuri është kthyer, ajo sjell gëzim të madh tek Ati Im, sepse Ai e di se menjëherë sa shpirti i dashurisë është i pranishëm tek shpirtrat, ajo mund të mposhti gjithë errësirën e shpirtit.

Dashuria mund të mposhti çdo vuajte e pësuar nga rraca njerëzore. Dashuria për njëri tjetrin do ta shkatërroj të ligun. Dashuria për Zotin do ta shkatërroj fuqinë e Satanait mbi njeriun. Besnikëria ndaj Urdhërimeve të Zotit do ta përsosi shpirtin dhe, si pasojë do ta shpëtoj rracën njerëzore nga dëbimi dhe nga ndarja nga Zoti.

Kur Drita e Zotit ruhet në zemrat tuaja dhe Dashuria e Zotit për njëri tjetrin është e pranishme në shpirtrat tuaj, atëherë çdo ligësi mund dhe do të mposhtet. Kur ju e doni Zotin, ju do të ndjeni një paqe të thellë brënda jush, sepse kur ju e tregoni dashurinë tuaj për Atë, Ai do t’ju mbushi me Hiret e Tij. Ju gjithmonë duhet të ngushëlloheni në Dashurinë e fuqishme, që Zoti mban në Zemrën e Tij për secilin prej jush. Kushdo që ju jeni, çfarëdo hidhërimi ju mund t’i keni shkaktuar Atij dhe pavarësisht se sa të liga janë mëkatet tuaja, Ai do t’ju fali – gjithmonë. Ajo që ju duhet të bëni është t’i thërrisni Atij, duke më kërkuar Mua, Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, për të ndërhyrë në emrin tuaj përmes pajtimit.

Ejani tek Unë me lutjen tuaj dhe thoni: “Jezus, më merr nën Mbrojtjen Tënde tek Ati im dhe më sill Shpëtimin e Përjetshëm.”

Kur ju vini tek Unë me pendesë të vërtetë në shpirtin tuaj, e juaja do të jetë Mbretëria e Qiellit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: