Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 18 March 2014

Do të jetë vetëm atëherë kur Eukaristia e Shenjtë të hiqet plotësisht që antikrishti do të hyj në Kishën Time

E Shtunë, 15 Mars 2014, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, ndërsa braktisja vërshon përmes Kishës Sime, sprova më e madhe nga të gjitha, do të vendoset para të gjithë atyre që më shërbejnë Mua, nga brënda saj. Krizat nga brënda Kishës Sime në Tokë do të thonë që shumë priftërinj do të vuajnë nga një dilemë e tmerrshme. Besimi i shumë prej tyre është shkundur pothuajse dhe ata duhet të zgjedhin nëse duan ta pranojnë doktrinën e re zëvëndësuese, që do të zërë vëndin e Fjalës, apo t’i qëndrojnë besnikë Besimit të Vërtetë. Madje dhe më të devotshmit mes tyre do të pushtohen nga zërat e fortë të mashtruesve dhe ata do të fillojnë t’i vënë në pyetje vërtetësinë e Mësimeve të Mia në botë sot, ku mëkati nuk do të deklarohet më si me rëndësi.

Udha po pregatitet që farat të mbijnë dhe biri i Satanit shpejt do të jetë gati të pushtoj kishën e re të rreme. Kisha Ime do të vuaj një periudhë të errësirës së tmerrshme dhe Kryqëzimi Im do të durohet nga çdo shpirt që qëndron besnik ndaj Meje. Armiqtë e Mi do të bëjnë deklarata përfshirëse dhe radikale, duke kërkuar që gjithçka, që është fyese ndaj Emrit Tim të Shenjtë, të deklarohet e pranueshme në sytë e Kishës Sime. 

Shumë pak klerikë do të luftojnë kundër shkatërrimit për shkak të mëkatit të frikës, por dijeni këtë. Nëse ata marrin pjesë në sakrificat e rreme, sakramentet e rreme dhe mësimet e rreme, që ata më pas do të përpiqen t’i imponojnë mbi ndjekësit e Mi besnikë, Unë do t’i deklaroj ata të padenjë të qëndrojnë më para Meje.

Shumë prej dëmit, që do të shkaktohet mbi njerëzit e zakonshëm, do të jetë nga duart e atyre që kanë hyrë në Kishën Time me m
ënyra të rreme. Kur ata ju thonë se Trupi Im do të thotë diçka tjetër sesa Trupi Im fizik, dijeni atëherë se kungimi i shenjtë, që ju do të merrni, nuk do të jetë nga Unë. Ju kurrë nuk duhet t’i lejoni ata ta ndryshojnë kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë. Do të jetë vetëm atëherë kur Eukaristia e Shenjtë të hiqet plotësisht që antikrishti do të hyj në Kishën Time dhe ta marri në kontroll. 

Kjo është dita kur ju do ta dini se bota e politikës do të bashkohet me kishat e Krishtere ngado dhe Unë nuk do të jem më i Pranishëm brënda tyre. Megjithatë, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesi dhe prandaj do të jetë Ushtria Ime e Mbetur ajo që do ta mbaj Dritën Time të ndezur dhe Praninë Time të gjallë dhe shumë do të duhet të kërkojnë Kishat e fshehura dhe ata shërbëtorë të Mi që, me Hirin e Zotit, do të arrijnë ta mbajnë Kishën Time të pacënuar.

Kurrë mos mendoni se biri i Satanit, antikrishti, do të shfaqet në mënyrë agresive apo si një diktator i lig, sepse ai nuk do të jetë stili i tij. Përkundrazi, ai do të ketë shumë miq. Ai do të pëlqehet nga shumë qeveri, si dhe nga armiqtë brënda Kishës Sime, të cilët do të brohorasin me zë çdo lëvizje të tij, deri kur t’i jepet një pozitë nderi brënda Kishës Sime. 

Kardinalët, peshkopët dhe anëtarët e tjerë të Kishës Sime do të flasin për të vazhdimisht dhe do ta lavdërojnë atë në leximet e tyre. Forca e tij joshëse do të jetë kaq e madhe sa do të jetë hipnotike. Ai, përmes fuqisë supernatyrale të Satanit, do të tërheqi të gjithë ata që marrin vendimet brënda Kishës Sime, deri kur më pas, ata do të përkulen para tij sikur ai të ishte Unë.

Do të jetë përmes klerikëve ambicjozë, që kanë rënë nga besimi i tyre, por që, prapë se prapë janë akoma të bekuar me Dhuratën e Urdhërit të Shenjtë, që antikrishti do të fitoj fuqi të mëtejshme. Ai do të nxjerri prej këtyre tradhëtarëve të Mi të gjorë të gënjyer, copëzën e fundit të fuqisë nga brënda Kishës Sime, deri kur të jetë gati për atë të hyj në të si lideri i tyre i ri. 

Gjatë gjithë kësaj periudhe të errësirës, armiqtë e Mi, me një mënyrë të butë dhe tërheqëse, do të kenë një aftësi të jashtëzakonshme t’i paraqesin gënjeshtrat si të qëna të Vërteta. 

Vetëm ata që vazhdojnë të luten për mbrojtje dhe që e mohojnë Satanin në çdo mënyrë që ju është mësuar do të jenë në gjëndje të rrëshkasin nga kthetrat e antikrishtit.

Jezusi juaj