Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 2 March 2014

Hyji Atë: Përsosmëria e Parajsës së humbur do të ripërtërihet në Lavdinë e vet të mëparshme

E Mërkurë, 26 Shkurt 2014, në 16:26

Fëmijët e Mi, më dëgjoni Mua, kur Unë ju Thërras dhe e deklaroj Dashurinë Time të thellë dhe të qëndrueshme për të gjithë ju. Mes sprovave, mizorisë, ligësisë dhe në të vërtetë, gëzimit dhe paqes, Unë Jam në Kontroll të të gjithave. Koha ka ardhur që Pastrimi të intensifikohet, por asgjë, vetëm e mira do të vij nga këto kohë. Mendojini këto kohë sikur një fëmij i sëmurë qëndron në shtrat dhe është i goditur me një sëmundje, që e bën atë të dobët, të pafuqishëm, pa energji, për t’u ushqyer dhe me një temperaturë shumë të lartë. Ai nuk do të shërohet derisa temperatura të jetë ulur dhe prapë, është temperatura ajo që ja heq atij sëmundjen.

Pastrimi i njeriut është parathënë dhe Unë e lejoj atë, me qëllim që Unë të mund të heq qafe sëmundjen nga njerëzimi, që godet zemrat dhe shpirtrat e atyre që nuk më njohin Mua në të vërtetë. Përçarja në botë do të shtohet, para se ato të zhduken përfundimisht. Luftrat, e shpërthyera dhe të shkatërruara, do të zhduken dhe paqja do të mbretëroj. Braktisja do të pushtoj shumë shpirtra, por më pas pjesa më e madhe e fëmijve të Mi do të shikojnë të Vërtetën dhe do të vijnë duke vrapuar drejt Meje, përmes dashurisë që ata do të përjetojnë për Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin.

Krijimi Im do të bëhet i përkryer, kur Satani dhe çdo djall që infekton Tokën do të jetë zhdukur. Drita do të bëhet më e shndritshme, Përsosmëria e Parajsës së humbur do të ripërtërihet në Lavdinë e vet të mëparshme dhe njerëzimi do të bëhet Një në Mua.

Premtimi Im për t’ju kthyer juve në Parajsë, të cilën Unë e krijova për secilin prej jush, madje para se ju të merrnit frymën e parë, do të jetë gati për t’u dëshmuar. Secilit prej jush i është dhënë kjo e drejtë që në lindje. Pregatituni. Ju do të tërhiqeni drejt Parajsës Sime përmes dashurisë, që Unë do të vendos në zemrat tuaja dhe me Hiret, që do t’ju dhurohen në shpirtrat tuaj. As edhe një shpirt mes jush nuk do të jetë në gjëndje të thotë se Unë nuk ju dhashë çdo mundësi, çdo shenjë, çdo falje. Lutuni që ju ta keni mirësinë ta pranoni jetën e lavdishme, që Unë e kam pregatitur për ju, të një bote pa fund.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti