Tuesday, 11 March 2014

Është përmes influencës së djallit që ju bëheni të papastër në Sytë e Mi

E Shtunë, 8 Mars 2014, në 13:37

Bija Ime e dashur, Fuqia e Shpirtit të Shenjtë është më e fortë në këtë periudhë në botë, nëpërmjet këtyre Mesazheve. Ndërsa urrejtja, që Satanai ka për njerëzimin në mbarë botën, është bërë intensive, po ashtu dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë rritet dhe, me forcë të madhe, do të godasi në thelbin e ligësisë.

Gjithmonë ta kujtoni se beteja, që egziston mes Zotit dhe Satanait, është për shpirtrat e njerëzimit. Dhe ndërsa çdo forcë dhe Hir do të hidhet mbi njerëzimin nga Ai Im – çdo punë dhe vepër e ligë do të kryhet nga i ligu mbi shpirtrat. Shumë njerëz janë të pavetëdijshëm për atë që po ndodh dhe për fat të keq shumë po e japin veten vullnetarisht tek Satanai duke i hapur shpirtrat e tyre dhe duke e lejuar atë të hyj tek ata.

Mund të marri pak kohë para se Satanai me të vërtetë të shfaqi veten brënda shpirtrave dhe për ata që vazhdimisht kërkojnë pajtim përmes Meje, Jezu Krishtit, do t’ju jepen Hiret për t’i bërë ballë atij, me qëllim që të mbrojnë veten duke mos u dorëzuar ndaj veprave që çojnë në shthurje të plotë. Unë kërkoj që të gjithë ju të luteni për shpirtrat që bien viktimë ndaj intrigave dhe qëllimeve të ndyra të Satanait. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje:

Fushata e Lutjes (139) Për forcën për të mundur të ligun

I dashur Jezus, më mbro nga ligësia e djallit. Më mbulo mua dhe të gjithë ata që janë të dobët dhe të pambrojtur në praninë e tij me Gjakun Tënd të Çmuar. Më jep guximin ta mohoj atë dhe më ndihmo t’i shmangem çdo përpjekje të tij për të më angazhuar mua në çdo mënyrë, çdo ditë. Amin.

Ju lutem të mos e shpërfillni paralajmërimin Tim, mbi rreziqet e angazhimit me djallin, duke u dorëzuar në mënyrat e tij të ndyra. Kur ju imitoni cilësitë e tij, të cilat përfshijnë të gënjyerit, vetë-kënaqësitë, dhimbja e shkaktuar mbi të tjerët dhe fyerja e fqinjit tuaj, atëherë ju do ta dini se ai ju ka pushtuar dhe do të jetë vetëm përmes Meje, dhe Hireve që Unë ju jap, që ju do të jeni të aftë të shkëputeni nga mbërthimi që ai do të mbaj mbi ju.

Gjithmonë më thërrisni Mua, Jezu Krishtin, kur ju e dini në zemrën tuaj se është përmes influencës së djallit që ju bëheni të papastër në Sytë e Mi.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: