Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 1 March 2014

‘zoti’ që ata do të shpallin, nuk do të jetë Ati Im i dashur

E Martë, 25 Shkurt 2014, ora 13:15

Bija Ime fort e dashur, është parath
ënë se urrejtja e njerëzimit për Hyjin do të arrij përmasa të papara në ditët e fundit. Atëherë njerëzit nuk do të jenë në gjëndje të bëjnë dallimin midis të mirës dhe të ligës. Shumë trazira do t’i ngatërrojnë ata dhe do të mbretëroj, brënda tyre një errësirë e shpirtit, e cila nuk do t’ju sjelli atyre paqen e duhur.

Hyji do të mohohet. Unë, Biri i Tij i vetëm, do të tallem dhe Hyjnia Ime do të refuzohet. Të gjithë ata që më duan Mua do të tundohen të largohen nga gjithçka që Unë ju mësova atyre. Çdo person që më mohon Mua, do të përpiqet ta justifikoj arsyen e vet për ta bërë këtë. Arsyeja e tyre do të jetë kjo. “Jezusi – do të thonë ata – është thjeshtë një figurë, një profet, i dërguar për t’ju mësuar njerëzve të Vërtetën.” Ata shpejt do të besojnë se Hyjnia Ime ishte një gënjeshtër dhe se vetëm besnikëria ndaj Hyjit – një Hyj i Mirësisë – është gjithçka që nevojitet, për të gjitha fetë, me qëllim që ato të mund të bashkohen në një.

‘zoti’ që ata do të shpallin, nuk do të jetë Ati Im i dashur. Përkundrazi, ata do të adhurojnë shpirtrat e rremë, të maskuar si ëngjëjt e Hyjit. Ndërsa bota gëzon, së bashku me t
ë Krishterët, që qëndrojnë besnikë ndaj Meje, dhe Hebrenjtë, që do të mbeten besnikë ndaj Atit Tim, Ora për Ardhjen Time të Dytë do të bier kaq papritur sa fare pak do të jenë gati. Pastaj persekutuesit do të heshten, i ligu do të shkatërrohet dhe ata emrat e të cilëve janë në Librin e Jetës do të bashkohen dhe do të jetojnë një jetë në lavdinë e përjetshme.

Jezusi juaj