Wednesday, 22 October 2014

Çelësat e Mbretërisë Sime, për botën që vjen, janë pregatitur

E Martë, 14 Tetor 2014, në 18:15

Bija Ime e dashur, gjithçka që Unë i zbulova botës, përmes këtyre mesazheve, do të përmbushen. Shumë prej atyre që i dinë këto mesazhe, për fat të keq, do të vazhdojnë ta shtypin Fjalën Time. Të tjerët, që nuk marrin pjesë në këto mesazhe do ta kundërshtojnë Fjalën Time, të dhënë atyre në Ungjillin e Shenjtë.

Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që ecin me Mua mbi këtë tokë, dhe ju kërkoj atyre të besojnë tek Unë. Jetoni sipas Fjalës Sime dhe ju nuk do të vdisni. Jetojeni jetën, sipas të Vërtetës, dhe Unë do të hedh Hire të mëdha mbi ju dhe mbi ata, emrat e të cilëve ju vendosni para Meje. Ndërsa bota zhytet në errësirë – ndërsa luftrat shpërthejnë ngado, dhe kur sëmundja dhe uria ta mbërthej njerëzimin – Ndërhyrja Ime do të dëshmohet. Unë i mbroj të gjithë ata që e dedikojnë veten e tyre tek Zemra Ime e Shenjtë. Unë i forcoj ata zemrat e të cilëve janë të rënduara, dhe Unë do të sjell paqe dhe një qetësi të shpirtit tek ata që m’i kërkojnë Mua këto Dhurata.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta ngre barrën tuaj. Vetëm Unë mund t’i mposht armiqtë tuaj dhe ata, që abuzojnë pushtet dhe influencë për t’ju shkatërruar për përfitimet e tyre vetjake. Vetëm ju, ndjekësit e Mi të dashur, mund të më sillni Mua shpirtrat e atyre që më refuzojnë Mua, që më shpërfillin Mua dhe që më mohojnë Mua. Shumë prej tyre kurrë nuk do të vijnë tek Unë, edhe pse Unë i mirëpres ata në Mëshirën Time.

Ju duhet të vazhdoni të përdorni lutjet që ju janë dhënë. Qëndroni pranë Meje sepse kur e bëni këtë, do t’ju jepet çdo mbrojte nga i ligu. Ju duhet të jeni të fortë, të guximshëm dhe të qëndroni të qetë sepse Unë kurrë nuk do të largohem nga ju. Unë do të eci me ju dhe do t’ju mbaj. Unë do t’ju ngushëlloj. Unë do të fshih çdo lotë dhe së shpejti, Unë do t’ju mbështjell ju dhe të dashurit tuaj në Krahët e Mi të Dashur.

Çelësat e Mbretërisë Sime, për botën që vjen, janë pregatitur dhe janë caktuar për të gjithë ata emrat e të cilëvë janë në Librin e të Gjallëve. Por, Mëshira Ime është kaq e madhe sa Unë do të mirëpres, në Parajsën Time të Re, ata emrat e të cilëvë nuk janë përfshirë nëse ju m’i sillni Mua këta shpirtra, përmes lutjeve tuaja.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht: