Tuesday, 7 October 2014

Uleni mburojën tuaj, sepse ajo do të bëhet copë e thërrime

E Enjte, 2 Tetor 2014, në 23:15

Bija Ime e dashur, armiqtë e Mi mund ta përbuzin Fjalën Time – të Vërtetën – por dita do të vij kur ata do t’i varin kokat nga turpi dhe keqardhja kur të qëndrojnë para Meje.

Në ditët e Noes, ai dhe ata që zgjodhën ta ndihmonin atë të pregatitej për Drejtësinë e Zotit, u tallën. Ata u përçmuan, u persekutuan dhe çdo përpjekje u bë për të diskredituar udhëzimet e dhëna Noes nga Zoti. I bindur deri në fund, Noe lypte mëshirë për shpirtrat e tyre. Ai ju lutej atyre të strehoheshin me atë por shpërfillej. Dhe kështu do të jetë deri në Ditën e Madhe të Zotit. Vetëm një pjesë e mbetur do të jetë gati të më përshëndesin Mua së bashku me të gjithë ata, që do të kërkojnë në zemrat e tyre ta pranojnë Mëshirën Time, gjatë Paralajmërimit.

Unë i kërkoj të gjithë atyre që besojnë tek Unë, dhe Premtimi Im për të ardhur përsëri në lavdi të madhe, të luten për ata që e përbuzin këtë mision sepse atyre ju është dhënë Dhurata e të Vërtetës por ata zgjedhin të ma përplasin Mua në Fytyrë. Të gjithë ata me zemra të ngrohta dhe të dhimbshme, dhe me një butësi të shpirtit do të sillen në Krahët e Mi, pavarësisht se çfarë besimi apo fe ata ndjekin, sepse ata janë nga Unë. Ata që nuk e dinë Fjalën e Zotit do t’ju tregohet mëshirë e madhe dhe ata që do të konvertohen gjatë Paralajmërimit do të banojnë gjithashtu në Krahët e Mi. Unë do të arrij tek të gjithë shpirtrat, zemrat e të cilëve janë të ngrohta dhe që tregojnë dashuri dhe mëshirë ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre.

Beteja më e madhe do të jetë kur Unë të arrij arrogantin dhe krenarin, të cilëve ju mungon dashuria e vërtetë dhe që janë pa shpirt bujar. Është për këta shpirtra që Unë kërkoj lutjet tuaja. Por, do të jetë për ata që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli, me dijeni të plotë se çfarë kanë bërë, që Unë ju kërkoj të lypni Mëshirën Time më shumë. Ata nuk do të vijnë tek Unë, sipas dëshirës së vetë, dhe prandaj do të jetë vetëm përmes vuajtjeve të shpirtrave të zgjedhur, të cilët më janë kushtuar Mua, dhe vetë ofertat tuaja, që ata mund të shpëtojnë. Ju lutem ta recitoni këtë lutje për të shpëtuar të gjithë mëkatarët.

Fushata e Lutjes (169) Për shpëtimin e atyre që e refuzojnë Krishtin

Jezusi më i dashur, prej Dhembshurisë dhe Mëshirës Tënde

Unë të lutem për shpëtimin e atyre që të kanë refuzuar Ty;

Që e mohojnë Egzistencën Tënde;

Që qëllimisht e kundërshtojnë Fjalën Tënde të Shenjtë dhe zemrat e hidhura të të cilëve i kanë helmuar shpirtrat e tyre kundër Dritës dhe të Vërtetës së Hyjnisë Tënde.

Ki Mëshirë mbi të gjithë mëkatarët.

Fali ata që blasfemojnë kundër Trinisë së Shenjtë dhe

Më ndihmo mua, sipas mënyrës sime, dhe përmes sakrificave të mia personale, t’i pushtoj brënda Krahëve të Tu të Dashur, këta mëkatarë që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde.

Unë të jap Ty premtimin tim, se përmes mendimeve të mia, veprimeve të mia dhe fjalës së thënë, të të shërbej Ty sa më mirë të mundem në Misionin Tënd të Shpëtimit.

Amin.

Shkoni të gjithë ju dhe mblidhuni në lutje, sepse Drejtësia e Zotit do të shihet së shpejti që gjithë bota ta dëshmoj. Është për shkak të ligësisë së njeriut, veprimeve të tij inatçore dhe urrejtjes së tij për bashkëkohësit e tij që Zoti do ta ndaloj atë nga shkatarrimi, që është duke u orkestruar në çdo mënyrë kundër rracës njerëzore.

Uleni mburojën tuaj, sepse ajo do të bëhet copë e thërrime nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Kundërshtojeni Zotin dhe ju do të vuani për këtë. Por kur ju përpiqeni ta lëndoni njerëzimin në shkallë të madhe përmes abuzimit të fuqisë, ju do të ndaloheni papritur. Ju nuk do të keni aspak kohë të kërkoni Mëshirën e Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: