Bija Ime fort e dashur, tradhëtia ndaj Meje, Jezu Krishtit, Biri i Njeriut, është e shfrenuar mes atyre që thonë se më shërbejnë Mua. Madje edhe ata që thonë se janë shërbëtorët e Mi besnikë më kanë braktisur Mua dhe besimi i tyre është veçse një shkëndijë e asaj çfarë ishte më parë. Çfarë filloi me një dashuri dhe një dhembshuri për Mua, është reduktuar në një grimcë e asaj çfarë ishte më parë dhe kjo është shkaktuar prej shumë gjërave.
Kaq shumë përçmin për Kishën Time ndodhi për shkak të shpirtrave të rrëzuar nga brënda saj të cilët ishin çuar në mëkat të rëndë. Shumë shërbëtorë të Mitë të shenjtë të pafajshëm vuajtën për shkak të mëkateve të të tjerëve, dhe kjo ju solli atyre turp të madh.
Më pas, kur Ligjet e Hyjit u hodhën mënjanë dhe rrallë përmëndeshin, shumë harruan se Urdhërimet e Hyjit duhet të mbaheshin me çdo kusht. Nëse shërbëtorët e Mi të shenjtë ndalonin predikimin e të Vërtetës, dhe e shpërfillnin rëndësinë e të folurit mbi ekzistencën e mëkatit, atëherë si fëmijët e Hyjit mund të ishin më të ditur? Shërbëtorët e Mi të shenjtë e kanë për detyrë morale ta mbajnë Fjalën e Hyjit dhe t’i paralajmërojnë fëmijët e Hyjit rreth rrezikut të mëkatit. Por këtë, ata kanë vendosur të mos e bëjnë. Shumë kanë frikë të predikojnë të Vërtetën nga frika se persekutohen prej atyre që do t’i fajësojnë ata për mëkatet e të tjerëve.
Gjatë kohës Sime në tokë Unë kurrë nuk hezitova të predikoja rreth ndëshkimit, që njeriu do ta pësoj nëse nuk e kërkon faljen e Hyjit për mëkatet e tij. Frika e ndëshkimit prej Hyjit nuk duhet të jetë arsyeja për ta evituar mëkatin, por vetëm që ju, mëkatar, mund të shpëtoheni. Mëkati është diçka me të cilën ju duhet të jetoni por kurrë nuk duhet ta pranoni atë. Ju duhet ta luftoni atë sepse Unë dëshiroj t’i shpëtoj shpirtrat tuaj. Përse nuk do të dëshiroja Unë t’i shpëtoja shpirtrat tuaj, me çfarëdo kushti? A nuk vuajta Unë për ju dhe pësova një vdekje të dhimbshme në Kryq me qëllim që ju të mund të shpengoheni në Sytë e Hyjit? Përse atëherë shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk predikojnë rreth domosdoshmërisë absolute për të kërkuar jetën e përjetshme? Nëse ju nuk e kërkoni Jetën e Përjetshme, atëherë ju nuk do ta gjeni atë.
Është detyra e të gjithë atyre që më shërbejnë Mua të ndihmojnë në shpëtimin e njeriut nga mallkimi i përjetshëm. E Vërtëta ka qënë e fshehur për kaq gjatë sa shumë shpirtra, për shkak të vetëkënaqësisë së tyre, kanë qënë të humbur për Mua. Dijeni se Unë do t’i dërgoj Ëngjëjt e Mi në ditën e fundit dhe se njerëzimi do të ndahet në dy gjysma – ata që kanë kryer ligësira dhe ata që janë të Mitë. Unë ju kërkoj, shërbëtorët e Mi të shënjtë, të tregoni të Vërtetën sepse nëse nuk e bëni, atëherë ju do të më humbisni Mua shumë shpirtra dhe për këtë Unë kurrë nuk do t’ju fal.
Ju ose i shërbeni Hyjit ose jepeni pas marrëzisë së njerëzve.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/01/you-either-serve-god-or-give-in-to-the-folly-of-men/