Kerko Mesazhet ketu

Saturday 18 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti vdekja nuk do të ketë më fuqi mbi njeriun

E Premte, 10 Tetor 2014, në 13:10

Bijtë e mi të dashur, Kryqëzimi i Birit tim ishte domethënës, në shumë mënyra. Jo vet
ëm që ishte prej duarve të ushtarëve Romakë që Ai u vra por edhe me urdhër të atyre që pohonin të ishin ndjekësit e përkushtuar të Fjalës së Hyjit.

Fshikullimi i Tij me kamzhik, persekutimi dhe vdekja u kryen sipas udhëzimeve të atyre që udhëhiqnin besimtarët në Tempullin e Hyjit. Ata e hodhën poshtë gjithçka që e dinin të ishte e Vërteta, sepse refuzuan të pranonin se Biri im, Jezu Krishti, ishte Mesia. Çdo Ligj, i diktuar nga Hyji, u thye nd
ërsa ata kënaqeshin me ekzekutimin e Birit tim.

Para ardhjes së Ditës së Zotit ata do ta kryejnë përsëri Kryqëzimin e Tij. Ata do ta fshikullojn
ë Atë me kamzhik, përmes tradhëtisë së tyre ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë. Ata do të persekutojnë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Tij dhe, pastaj, ata do ta poshtërojnë Trupin e Tij. Por ata nuk do të arrijnë ta vrasin Atë, sepse Trupi i Tij – Kisha e Tij – nuk mund të vdesi dhe ajo do të qëndroj në këmbë, edhe pse në gjëndje të brishtë, deri në fund.

Në këtë kohë, ju duhet të kujtoni se e gjithë jeta vjen nga Hyji. Vdekja nuk ka aspak fuqi mbi Hyjin. Jeta, kur jepet, kurrë nuk mund të vdesi. Së shpejti vdekja nuk do të ketë asnjë fuqi mbi njeriun dhe pëmes Ringjalljes së Birit tim, njeriu do të ketë gjithashtu Jetën e Përjetshme të trupit dhe të shpirtit. Ata që besojnë në Krisht dhe qëndrojnë besnikë ndaj Tij do të kenë jetë. Vetëm ata që e refuzojnë Atë plotësisht nuk do ta kenë.

Gëzohuni duke e ditur se një jetë e lavdishme ju pret të gjithëve ju, që i përmbaheni Fjalës së Shenjtë të Hyjit, sepse vdekja kurrë nuk do t’ju shkatërroj.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/10/mother-of-salvation-death-will-soon-have-no-power-over-man/