Kerko Mesazhet ketu

Friday, 24 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Shumë do të zhvishen nga titujt e tyre

E Premte, 17 Tetor 2014, në 15:30

Bijtë e mi të dashur, lu lutem të luteni për shërbëtorët e shenjtë besnikë të Birit tim ndërsa ngjarjet e m
ëpasme të ndodhin. Shumë do të zhvishen nga titujt e tyre dhe do të braktisen, të turpëruar. Rrëmuja dhe çoroditja do të përhapet brënda Kishës së Birit tim por tradhëtarët do të ngrihen në numër të madh dhe shumë do t’i ndjekin ata. Kishat e tjera të Krishtere do të bashkohen me kishën e re të ndryshuar, dhe pastaj gjithçka do të bëhet gati për ngritjen e një feje të re globale. 

Kjo formë e re e kishës, si fillim, do të duket si një fllad i freskët për shumë që dëshirojnë ndryshim. Pastaj, do të bëhet e qartë se ajo i shërben vetëm atyre që i duan Ligjet e Hyjit të ndryshuara për t’ju përshtatur jetëve të tyre mëkatare. Kjo kishë do ta humbasi tërë Besimin. Ajo do të ketë gjithë pamjen e një kishe të re, të ripërtërirë të Hyjit por çdo simbol, që mendohet se e lavdëron Birin tim, nuk do të jetë aspak e këtij lloji.

Pastaj, kur të piqet koha, kisha e re mbar
ë botërore do të deklarohet dhe ajo do të shihet si një institucion i madh humanitar. Ajo do të lidhet kryesisht me botën e politikës dhe biznesit. Më pas ata që kurrë nuk i përkisnin ndonjë besimi do të bashkohen me të. Sa do të gëzojnë ata, sepse çdo mëkat do të falet, dhe sa shumë njerëz do të lehtësohen, sepse do të jenë në gjëndje ta jetojnë jetën ashtu si zgjedhin. Nuk do të merakosen më se e fyejnë Hyjin, sepse nuk do ta shikojnë mëkatin si diçka shqetësuese. 

Kisha e re, me qëllim që të tregoj merita, do të promovoj veprat humanitare dhe bamirësitë dhe e mbarë bota do ta duartrokasi. Menjëherë pas kësaj, nuk do të bëhet më dallim mes asaj dhe aleancave politike globale dhe organizatave të biznesit, të përkushtuara ndaj bamirësisë.

Ndërkohë, Kisha e vërtetë e Birit tim, ashtu si u ndërtua prej Atij, do të mbetet e gjallë por e dobësuar. E vogël në numër, kisha e mbetur, kurrë nuk do të dorëzohet madje edhe kur Antikrishti të marri kontrollin.

Lutuni, lutuni, lutuni që shërbëtorët e shenjtë të Birit tim ta kapërcejnë frikën dhe të ngrihen për të deklaruar të Vërtetën, madje edhe kur zërat e tyre mbyten nga ata që e tradhëtojnë Birin tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/17/mother-of-salvation-many-will-be-stripped-of-their-titles/