Bija Ime fort e dashur, kur profecitë ju dhanë fëmijve të Hyjit, që nga fillimi, ato krijuan frikë në zemrat e njerëzve. Kjo ishte për shkak të dyshimeve që ekzistonin në mëndjet e atyre që nuk besonin në Zot dhe rehatinë që njeriu ndjente në rrethanat e tij natyrore në tokë. Ishte më e lehtë të pranonin një jetë jo të përkryer sesa të besonin në Atë që ekzistonte në supernatyrale.
Hyji nuk i dërgoi profetët e Tij për t’i trëmbur fëmijët e Tij. Ai i dërgoi ata për t’i paralajmëruar për rreziqet e krijimit të një humnere të thellë mes njeriut dhe Hyjit. Nëse ajo humnerë bëhej mjaft e gjërë, sa pjesa më e madhe e shpirtrave e refuzonin Hyjin, atëherë Ai gjithmonë do të ndërhynte për t’i shpëtuar ata. Hyji gjithmonë ka ndërhyrë përmes profetëve të Tij dhe ishte përmes profetëve të Tij që Hyji ishte në gjëndje t’i edukonte fëmijët e Tij sipas mënyrave të Zotit.
Pa profetët e Hyjit njeriut kurrë nuk do t’i jepej e Vërteta. Çfarë Hyji i jep popullit të Tij, përmes Fjalës së shkruar, le të mos e shkatërroj asnjë njeri.
Njeriu nuk është i denjë ta ndryshoj Fjalën e Hyjit, edhe as nuk është i aftë ta ndryshoj kuptimin e Fjalës, si dhe nuk e ka të drejtën ta bëj këtë. Nëse një njeri e merr Fjalën e Hyjit dhe qëllimisht e keq-interpreton atë, për të lënduar të tjerët, atëherë ky është një mëkat i rëndë. Ka patur shumë që u përpoqën ta ndryshonin kuptimin e Fjalës por dështuan. Por, ka nga ata që krijuan versione të Fjalës, të cilat ndryshonin nga e Vërteta e plotë, dhe njerëzit nuk ishin më të mënçur. Unë nuk i mbaj këta shpirtra përgjegjës sepse ata e përdorën Fjalën vetëm për t’i dhënë lavdi Hyjit.
Kur Unë erdha të predikoj të Vërtetën, më kishin frikë. Të gjithë profetët para Meje i kishin gjithashtu frikë. Ata, ashtu si dhe Unë, u urryen për sjelljen e të Vërtetës tek njerëzimi, përmes Fjalës së folur. Libri i Zbulesës, i dhënë Gjon Ungjilltarit prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, është shpërfillur nga Kishat e Mia të Krishtere. Ai diskutohet rrallë, dhe shumë në Kishat e Mia e konsiderojnë si të papërshtatshëm.

Koha ka ardhur tani që e Vërteta të flitet përfundimisht dhe që njeriu të bëj një zgjedhje. Pranojeni të Vërtetën, që ju është dhënë në Librin e Zbulesës, dhe pregatituni me qëllim që gjithçka të jetë gati dhe e kënaqshme për Mua në Ditën e Madhe. Ose shpërfilleni Fjalën dhe Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Bëni një vesh shurdh ndaj Thirrjeve të Mia por, dijeni, Unë do të vij si një hajdut natën dhe vetëm ata që më mirëpresin Mua dhe e pranojnë Mëshirën Time do të jenë të Mitë.
Unë ju paralajmëroj vetëm sepse ju dua. Po të mos ishte për Dashurinë Time, Unë do ta flakja racën njerëzore në shkretëtirë, kaq mosmirnjohës janë shpirtrat e tyre.