Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 18 October 2014

Dashuria Ime për njerëzimin është e pafund

E Shtunë, 11 Tetor 2014, në 01:00

Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për njerëzimin është e pafund. Dashuria Ime është intensive dhe mbrojtëse. Ajo është e pastër, dhe Unë nuk i vë re shumë gabime për arsye të dashurisë Sime të thellë për mëkatarët.

Unë i mbaj shpirtrat brënda Dhembshurisë Sime dhe nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëj për t’i shpëtuar ata, me qëllim që të bashkoj secilin prej tyre në një me Mua. Megjithatë, lotët e Mia derdhen rrëke në këtë kohë, për shkak të mënyrës se si fëmijët e Hyjit po lëndohen, abuzohen, torturohen, poshtërohen, fshikullohen dhe vriten nga armiqtë e Atij I Cili e krijoi botën. 

Ata që shkaktojnë vuajtje të tillë janë nën influencën e plotë të shpirtave djallëzor, të cilët i helmojnë mëndjet e tyre me gënjeshtra, urrejtje dhe një nënvlerësim për jetën njerëzore. As edhe për një minutë nuk mundet një njeri të thotë ndonjëherë se është duke kryer një vepër në Emër të Hyjit kur ai vret një tjetër qënie njerëzore. Ata që krijojnë luftra dhe shkaktojnë genocid, të çdo forme, dhe që thonë se janë duke punuar për Lavdinë e Hyjit, mashtrojnë jo vetëm veten e tyre por edhe ata që rekrutojnë për të kryer qëllimet e tyre të liga. 

Dashuria Ime është kaq e fuqishme sa nëse ju luteni për këta shpirtra të gjorë të humbur, që besojnë se duke vrarë të tjerët në Emër të Hyjit, është një gjë e mirë, e cila do t’ju sjelli atyre nderim, Unë do t’ju tregoj atyre Mëshirën Time, duke zgjuar brënda tyre, Shpirtin e të Vërtetës. Mos i lini zemrat tuaja të rëndohen. Por dijeni se ndërsa këto vepra shumë të ndyra, që kryhen nga ata që shkatërrojnë jetë janë të frikshme, në Drejtësinë Time Hyjnore, Unë do t’i jap fund këtyre tmerreve.

Unë do t’ju ngre të gjithëve ju, që keni zemër të ngrohtë dhe të butë, në çast, në Zemrën Time të Shenjtë dhe do t’ju shpëtoj, e tillë është Dashuria Ime për ju. Ndjekësit e Mi të dashur juve nuk do t’ju duhet të duroni dhimbjen e vdekjes fizike. Këtë Unë e premtoj, nëse ju më ndihmoni Mua, përmes lutjeve tuaja, për të shpëtuar shpirtrat e atyre që kanë më shumë nevojë për Faljen Time dhe Mëshirën Time.

Më ndihmoni Mua në këtë përpjekje të madhe dhe së shpejti gjithçka do të shkëlqej me dritësi dhe me Lavdinë e Mbretërisë Sime të Re. Këtu, ju do të jetoni përherë pa asnjë shqetësim në botë. Dashuria për Mua, Atin Tim të Përjetshëm, familjen dhe miqtë tuaj do të mbretërojnë nëpër botë, e cila nuk do të ketë fund.

Shkoni në paqe duke më dashur dhe më shërbyer Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/11/my-love-for-humanity-is-infinite/