Bija Ime fort e dashur, uria për ushqim që e ushqen trupin është një vuajtje e tmerrshme. Por, uria shpirtërore e lë shpirtin të zbrazët, të mjerueshëm dhe të humbur. Kur një shpirt e largon veten nga Unë, ai do të endet dhe do të kërkoj çdo lloj përmbushje. Ai do të shkoj deri në fund të botës, duke kërkuar për qetësinë dhe lehtësimin shpirtëror, por asgjë nuk mund ta mbushi këtë boshllëk, vetëm Unë. Ai mund të gjej lehtësim të përkohshëm në të gjitha ndjekjet materialiste të argëtimit, por kurrë nuk do të gjej paqen që Unë mund të sjell.
Kur Unë e ushqej shpirtin e një personi me Hirin Tim, ata do të mbushen me Dashurinë dhe Praninë Time. Edhe pse Prania Ime, brënda shpirtit, do të sjelli mbi vete helmin e shpirtrave të liq, që do të bëjnë gjithçka të munden për ta shqetësuar atë, shpirti nuk do t’ja dijë. Dashuria Ime është gjithçka që ju duhet për t’u ndjerë të kënaqur, dhe Paqja Ime, që ju mbush, nuk është prej kësaj bote. Ajo vjen me Bekime të mëdha dhe shpirtrat, që e ruajnë këtë paqe, kurrë nuk do ta lënë atë të iki aq lehtë, kur ata ta kenë përjetuar.
Kur një person shkon deri aty sa të më mohoj Mua, ai po mashtron vetëm veten e tij. Të më mohoni Mua është vetë zgjedhja juaj. Përse atëherë shfaqni urrejtje për Mua, kur ju nuk besoni se Unë ekzistoj? Unë ju bëj thirrje atyre prej jush, që janë të goditur me beteja shpirtërore, ta dëgjojnë Zërin Tim kur Unë ju thërras tani. Nëse ju më mohoni Mua, atëherë qëndroni të heshtur. Mos më mohoni Mua dhe pastaj më shani Mua, sepse nëse e bëni këtë, ju kundërshtoni veten tuaj. Ju nuk mund ta urreni diçka, që nuk ekziston. Nëse ju ndjeni urrejte të çdo lloji, a nuk e dini se kjo vjen nga një burim, ashtu si vjen dhe dashuria? Dashuria vjen nga Hyji. Urrejtja vjen nga Satani.
Ditën kur ju ta kuptoni se djalli shumohet dhe infekton, ndërsa përdridhet si një gjarpër, ju do ta shikoni se ai është një qënie reale. Vetëm atëherë ju do ta pranoni përfundimisht ekzistencën e djallit. Arsyeja që ai, Satani, është kaq dinak është se ai nuk ka përfitim ta shfaqi veten e tij. Po të ndodhte kjo, ju do ta kishit të pamundur të mos besonit në Zot.
Hapini sytë dhe shikojeni të ligun për çfarë është. Dijeni se duke më mohuar Mua, i ligu do t’ju përdori për të ndezur urrejtje kundër atyre që më duan Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/16/hunger-of-the-spirit-leaves-the-soul-empty-miserable-and-lost/
Hapini sytë dhe shikojeni të ligun për çfarë është. Dijeni se duke më mohuar Mua, i ligu do t’ju përdori për të ndezur urrejtje kundër atyre që më duan Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/16/hunger-of-the-spirit-leaves-the-soul-empty-miserable-and-lost/