Bija Ime fort e dashur, i ligu i ka mbërthyer zemrat e shumë atyre që besojnë tek Unë, për shkak të mundësisë që ata i japin atij për t’u futur lehtë në shpirtrat e tyre.
Satani i tundon shpirtrat përmes shqisave, ashtu si edhe përmes mëkatit të krenarisë. Ata që besojnë se inteligjenca e tyre, dhe njohuria e tyre për Fjalën e Shenjtë të Hyjit, ju jep atyre të drejtën të gjykojnë të tjerët, në Emrin Tim, më fyejnë Mua rëndë. Të mbushur me krenari, narcisizmi i tyre do të thotë se ata besojnë se e kanë të drejtën të qortojnë të tjerët dhe të hedhin vrer mbi Emrin Tim.
Bëni kujdes prej atyre që mallkojnë të tjerët dhe pastaj thonë se janë nga Unë, sepse ata flasin me një gjuhë të ligë. Në ditën kur Unë të vij, këta shpirtra do të struken nga frika dhe do t’i mbulojnë sytë nga Drita Ime, e cila do t’i verboj ata.
Gjithmonë besoni në Mëshirën Time, sepse Unë gjithmonë do t’i fal ata që vijnë para Meje me pendesë të vërtetë në shpirtrat e tyre për gjithçka që ata thanë, bënë dhe kryen, të cilat më ofenduan Mua. Megjithatë, druajeni Drejtësinë Time sepse ajo do të jetë e frikshme. Unë nuk kërkoj ndjesë për këtë. Dijeni se krenari dhe i forti, të cilët m’i kanë humbur Mua shpirtrat që Unë i dëshiroj, përmes influencës së keqe që ata kanë ushtruar mbi të tjerët, do të vuajnë. Ata do të dridhen nga frika para Fronit Tim, por prapë ata do të debatojnë me Mua dhe do të mbrojnë mënyrat e tyre djallëzore, në besimin e gabuar, se Unë do t’i dëgjoj ata.

Të mallkuar janë ata që më mallkojnë Mua. Të bekuar janë ata që e jetojnë jetën në dashuri për të tjerët dhe që i ndjekin Mësimet e Mia, madje edhe kur kjo ju shkakton atyre dhimbje. Unë do ta lartësoj të drejtin, por do ta shtyp të ligun që i kthen shpinën Fjalës së Hyjit. Kushdo që shkakton dhimbje mbi të tjerët, dhe sidomos në Emrin Tim, do të duhet të përgjigjet tek Unë në Ditën Finale.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/18/cursed-are-those-who-curse-me/