Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 31 May 2016

Kalimi brenda Parajsës së Re do të jetë i shpejtë dhe pa vuajtje

E Diel, 11 Dhjetor 2011, në 12:45

Unë vij tek ti sot me gëzim të madh në Zemrën Time të Shenjtë si i Martuari yt. Ti, bija Ime, e ke pranuar këtë kërkesë më të shenjtë për t’u bashkuar me Mua për të shpëtuar shpirtra.

Do të jetë përmes bindjes tënde të përulur që shumë do të pritet nga ti tani. Frika do të zhduket ndërsa ti ecën përpara, si rezultat i dhuratës Sime të veçantë, për ta përkushtuar jetën tënde ndaj dëshirës Sime të zjarrtë për ta shpëtuar njerëzimin nga thellësitë e Ferrit.  

Puna jote, e udhëhequr nga Dora Ime Hyjnore, tani është plotësisht e shenjtë dhe e lirë nga çdo lloj ndërhyrjeje prej të ligut.

Asnjë dyshim nuk do të sulmojë më ty por dije këtë. Fjala Ime e dhënë tek ti do të cënohet dhe do të copëtohet. Çdo përpjekje do të bëhet tani për t’i njollosur këto Mesazhe të Shenjta madje edhe nga ata që pohojnë se më njohin Mua.

Vuajtja jote do të pranohet nga ti, prej tani e tutje, me dorëzim të plotë dhe gëzim në shpirtin tënd. Forca Ime, e dhënë ty prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do të habisë. Ti do të ngrihesh me bindje të plotë në zemër dhe me një konfidencë të qetë por të vendosur për ta përhapur Fjalën Time nëpër mbarë botën.

Asnjë njeri nuk mundet dhe nuk do të ndalojë në këtë Punë. Asnjë njeri nuk mund të ndalojë ndaj kësaj thirrjeje më të shenjtë nga Qielli.

Ti, bija Ime, je gati për t’u bërë një mbështetje për ata shpirtra që enden në shkretëtirë. Ata do t’i përgjigjen thirrjes së këtyre Mesazheve pavarësisht se sa të ngurta janë zemrat e tyre. Shumë nuk do ta dinë se pse kjo po iu ndodh atyre. Do të jetë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, i cili do të ndezë një flakë të dashurisë dhe gëzimit në shpirtrat e tyre, që do t’i tërheqë ata drejt Meje përmes këtyre, thirrjeve të Mia urgjente, për t’i kthyer fëmijët e Mi në Krahët e Mi të Shenjtë.

Faleminderit që iu përgjigje kësaj kërkese të veçantë për t’u bërë e martuara Ime në bashkim përfundimtar me Mua. Kjo marrëveshje, kur ti ma dorëzon Mua shpirtin tënd plotësisht, do të më dhurojë Mua lirinë që më duhet për ta përfunduar me sukses këtë Mision për të cilin ti ke qenë zgjedhur.

Shko tani, bija Ime e shtrenjtë, dhe më ndihmo Mua të përmbush premtimin Tim ndaj njerëzimit. Kthimi Im do të jetë për t’i rifituar fëmijët e Mi të dashur dhe për t’i marrë ata brenda Epokës së Re të Paqes. Ky kalim brenda Parajsës së Re do të jetë i shpejtë dhe pa dhimbje për shkak të dhuratës tënde ndaj Meje.  

I thuaj fëmijëve të Mi, Zemra Ime është e mbushur me gëzim në këtë kohë ndërsa koha për të celebruar ditëlindjen Time po afron.

Unë ju dua.

Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj i dashur
Jezu Krishti