Saturday, 10 August 2013

Ata do të bindin ndjekësit e Mi të adaptojnë Ligjet e Kishës Sime duke mbajtur një referendum

E Mërkurë, 31 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, gjithmonë kujtoje se si punon djalli. Ai është shumë i kujdesshëm që të mos e shfaqi veten e tij. Megjithatë, ai i përzjen të vërtetat me gënjeshtrat, për të ngatërruar. Kjo është mënyra e tij e preferuar për të mashtruar shpirtrat. Ai kurrë nuk do të tregoj të vërtetën, duke i lejuar të tjerët të shikojnë se si ai është në të vërtetë, por për arsyen se ai është krenar, arroganca dhe urrejtja e tij për Mua gjithmonë do të dallohen. Ata që i kanë sytë hapur menjëherë do t’i dallojnë fyerjet, që hidhen në Fytyrën Time dhe para altarëve të Mi.

Satani, mbajeni mënd, është krenar, arrogant, mëndjemadh dhe shumë, shumë dinak. Kur ai është i pranishëm në shpirtrat, ai ka një konfidencë, që lind nga krenaria dhe arroganca dhe një besim se ai është mbi Zotin. Ai gjithmonë do të japi shenja, që e fyejnë Zotin, por vetëm ata që e dinë se për çfarë të kërkojnë, do t’i shohin ato. Ata që nderojnë Satanin, dhe që kalojnë shumë nga koha e tyre në grupe që organizojnë rituale për ta nderuar atë, do të jenë të gëzuar t’i shikojnë këto shenja. Të gjithë që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek Satani do të komunikojnë, përmes shenjave të tilla, si një veprim arrogant dhe provokues kundër Meje, Jezu Krishtit.

Ata që ju mashtrojnë, në Emrin Tim, do të bindin ndjekësit e Mi të adaptojnë Ligjet e Kishës Sime, duke mbajtur një referendum. Të gjithëve do t’ju kërkohet të pranojnë praktikat e reja, që çojnë në dy gjëra. E para është që të zhdukin Praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë. E dyta është që të lejojnë mëkatin, duke i inkurajuar njerëzit të tregojnë konsideratë për të drejtat njerëzore të atyre që nuk besojnë në Jezu Krishtin.

Ky referendum do të jetë i falsifikuar dhe gënjeshtrat do t’ju tregohen si e Vërteta. Kur të futet feja e re për një botë, Kisha Ime në Tokë – Kisha e Vërtetë – do të fshihet, me qëllim që të më bëj nderime Mua.

Unë Jam shënjestra e bishës. Unë Jam Ai që bisha kërkon të lëndoj. Ai e di se nuk mund të më shkatërroj Mua, prandaj ai përpiqet që të shkatërroj rracën njerëzore, të cilën ai e mallkon çdo sekondë. Shërbëtorët e tij nuk do të ndalojnë duke fyer thjeshtë Praninë Time në Tabernakullat e botës. Ata nuk do të jetë të kënaqur të shkatërrojnë vetëm Sakramentet, me qëllim që të blasfemojnë kundër Meje. Ata do të jenë të kënaqur vetëm kur të vjedhin shpirtrat duke krijuar blasfeminë më të madhe nga të gjitha. Kjo do të jetë kur ata të rikrijojnë Ardhjen Time të Parë duke dhënë përshtypjen se Gjon Pagëzori është dërguar. Njeriu që do të thotë se ai është profeti i Zotit do të gënjej dhe do të shkaktoj habi të tillë kur të deklaroj se antikrishti jam Unë, Jezu Krishti.

Antikrishti, përmes fuqisë së Satanit, do të deklaroj se ai jam Unë, Jezu Krishti. Mjerë ata shpirtra që e mirëpresin atë në krahët e tyre, sepse do të jenë të pafuqishëm kundër tij. I lejoni këta të dy t’ju zhytin në vorbullën e gënjeshtrave dhe ju do të jeni kaq të larguar nga Unë sa vetëm përmes Ndërhyrjes së Atit Tim ju mund të ktheheni në Mëshirën Time të Madhe.

Kur dikush që vjen në të ardhmen, dhe deklaron se ai jam Unë, Jezu Krishti, dijeni se ai është një gënjeshtar. Unë nuk do të vij me trup herën e dytë. Satani nuk mund t’i shqiptoj këto fjalë:

“Jezu Krishti, I Cili erdhi me trup.”

Çfarë ai do të thotë, përmes gojës së bishës, antikrishtit, do të jetë si më poshtë:

“Unë jam Jezu Krishti. Unë kam ardhur tani me trup, për t’ju sjellë shpëtimin.”

Kur kjo të ndodhi Ndërhyrja Ime Hyjnore do të jetë e shpejtë, por deri atëherë profeti i rremë dhe antikrishti do të kenë vjedhur shumë shpirtra.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë ata që thonë se janë të Mitë të qëndrojnë të Mitë.

Lutuni që ju të gjithë të keni forcën dhe guximin për të mbajtur Kryqin Tim gjatë persekutimit më të madh të Trupit Tim – Trupi Im Mistik – Kisha Ime në Tokë në këtë kohë.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht: