Tuesday, 27 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Fëmijët e mi kudo – ju duhet të më dëgjoni mua, Nënën tuaj të dashur, në këtë kohë dëshpërimi

E Hënë, 19 Gusht 2013

Fëmijët e mi kudo – ju duhet të më dëgjoni mua, Nënën tuaj të dashur, në këtë kohë dëshpërimi. Unë i bëj thirrje në veçanti atyre që kanë një përkushtim të madh ndaj meje, Nënës së Zotit, ndërsa ju ngushëlloj në këtë kohë të braktisjes së madhe. Ju duhet ta pranoni këtë Ndërhyrje nga Qielli me hirin e mirë dhe të jeni mirënjohës që për arsye të Dashurisë së madhe të Atit tim të dashur, ju është dhënë kjo Dhuratë e madhe.

Kur ju besoni se dallga e madhe e paganizmit, që së shpejti do ta pushtoj Kishën e Birit tim, në mbarë botën, është jashtë forcës suaj, ju duhet të kërkoni ndërhyrjen time. Çfarëdo që të ndodhi, kur ju qëndroni besnikë ndaj Birit tim, edhe pse çdo përpjekje do të bëhet për t’ju çorjentuar, gjithçka do të jetë mirë. Kurrë mos u ndjeni se kjo është e pashpresë, sepse Lavdia e madhe e Birit tim dhe Vullneti I Zotit do të zbulohen së shpejti.

Pavarësisht se sa shumë në Kishë shkojnë në gabim të rëndë,  Fjala e Zotit do të përhapet si zjarri. Dy dëshmitarët e Fjalës së Zotit – Kisha e vërtetë Kristjane dhe Shtëpia e Izraelit do t’i rezistojnë sprovës së kohës. Zjarri do të doli nga gojët e tyre në formën e Shpirtit të Shenjtë.

Me kalimin e kohës, pasi shkaku i këtij dëshpërimi të zbulohet, ata që janë besnikë ndaj të Vërtetës do të ngrihen dhe e tyre do të jetë Mbretëria e Krishtit. Gënjeshtrat gjithmonë do të zbulohen, edhe pse në fillim, ata që janë të mbushur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë do të vuajnë aq shumë kur të shikojnë shkatërrimin e tmerrshëm në Kishat e Birit tim. E Vërteta do të shikohet dhe të gjithë ata që janë gabuar në fillim, gradualisht do ta kuptojnë të ligun, që do të jenë hedhur para jush.

Ju vetëm duhet të besoni tek Biri im gjatë këtij udhëtimi torturues, ku ju do të trajtoheni si një kriminel që insistoni të qëndroni të vërtetë ndaj Fjalës së Zotit. Ju lutem ta kujtoni udhëtimin e Vetë Birit tim për në Kalvari. Pranojeni këtë kryq, me dashuri dhe dinjitet, pasi ju e kënaqni shumë Birin tim kur ju mbartni barrën e Tij. Me anë të sakrificave dhe vuajtjeve tuaja, Ai do të shpengoj shpirtrat më të padenjë dhe pastaj Ai do të jetë në gjëndje t’i bashkoj të gjithë fëmijët e Zotit.

Nënë juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: