Kerko Mesazhet ketu

Monday 19 August 2013

Dijeni se dhimbja e refuzimit do të jetë pikërisht si ajo që Unë, dhe apostujt e Mi, na duhej të duronim gjatë Kohës Sime në Tokë

E Shtunë, 10 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri mes jush nuk është aq i pastër në shpirt sa të mund të gjykoj të tjerët në Emrin Tim. Por dijeni këtë, ata prej jush që janë besnikë ndaj Meje dhe që i ndjekin Mësimet e Mia – do t’ju duhet të duroni shumë hidhërim kur të dëshmoni paturpësinë më të madhe djallëzore, me të cilën bota do të përballet.

Në emër të drejtësisë sociale dhe dhembshurisë sociale, profeti i rremë do të filloj, atë që bota do ta besojë të jetë, për të ungjillizuar dhe krijuar një kishë moderne. Kjo kishë do të shihet të arrijë tek të gjithë mëkatarët dhe do të përfshijë ata mëkatarë, mëkatet e të cilëve nuk janë të pranueshme nga Unë.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të shiheni si një sekt heretik, sepse ju do të vazhdoni të shpallni të Vërtetën. Të gjitha përpjekjet për të qëndruar të vërtetë ndaj Meje do të sulmohen ashpër. Ju do të dëboheni dhe do të deklaroheni të jeni disidentë të djathtë. Çdo përpjekje për t'i ruajtur traditat e Ceremonive të Shenjta do të shpërfillet.

Fuqia e atyre që do t’i mashtrojnë kishat e Mia në Tokë nuk duhet nënvlerësuar, pasi miliona shërbëtorë të shenjtë do të përkrahin doktrinën e re të rreme. Ata, gabimisht, do të besojnë se kjo doktrinë e re është një formë ungjillizimi. Përkrahja e tyre, si shërbëtorë të gatshëm të paturpësisë, do ta bëj të vështirë për ata të Krishterë që e njohin të Vërtetën. Zërat e tyre do të jenë si përshpërima mes britmave të atyre që do të bëhen skllevër të gënjeshtrave, të krijuara në Emrin Tim.

Dijeni se dhimbja e refuzimit do të jetë pikërisht si ajo që Unë, dhe apostujt e Mi, na duhej të duronim gjatë Kohës Sime në Tokë. Priftërinjtë e asaj dite, që deklaronin se e donin Hyjin, nuk kishin asnjë hezitim të heshtnin zërat e dishepujve të Mi, të cilët ju sollën atyre lajmin se Kush isha Unë. Këtë herë, kur Unë të lajmëroj Ardhjen Time të Dytë, profetët dhe dishepujt e Mi do të lëndohen kur zërat e tyre do të shpërfillen dhe ata do të akuzohen për blasfemi.

Ndërsa ndjekësit e Mi përhapen dhe shtohen, ata do të jenë si të vobektët dhe do ta ngjisin Malin e Kalvarit – të zhveshur, pa asnjë gjë përveç se besimit të tyre. Ndërsa ata do ta mbajnë të gjallë Flakën e Dritës Sime në Kishën Time – Kishën Time të Vërtetë – ata kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta dhe do të mbartin mbi shpinën e tyre një kryq të rëndë.

Ky është kryqi i shpëtimit, sepse mbi shpinën e tyre të gjorë, të dërrmuar ata do të mbartin mëkatet e atyre që më braktisin Mua. Mundimi i tyre do të jetë i rëndë. Për arsye të dashurisë së tyre për Mua, ata do të vuajnë për shkak të të tjerëve, me qëllim që të shpëtojnë shpirtrat e tyre të dëshpëruar.

Ata shpirtra nuk e meritojnë të shpëtohen. Ata do të shpëtohen vetëm pse Unë vendos t’i shpëtoj ata. Ata do të më kenë fyer Mua, do të kenë shkaktuar vuajtje të tmerrshme mbi ndjekësit e Mi besnikë dhe do të kenë torturuar Ushtrinë Time të Mbetur.

Prapë, Unë do t’i shpëtoj ata për arsye të besimit të atyre në Ushtrinë Time të Mbetur.

Ata njerëz të tjerë, që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek bisha, ta dinë këtë. Ju mund të mos besoni në Ferr, por Unë do t’ju zbuloj se çfarë vuajtjesh ju sjell ai. Ditën që Unë do t’ju tregoj nivelet e torturës në Ferr, ajo do t’ju terrorrizoj dhe shumë prej jush do të klithni për Mëshirën Time. Dhe Unë do t’ju shpëtoj, nëse ju më kërkoni Mua t’ju fal. Unë do ta bëj këtë gjatë Ditës së Paralajmërimit të Madh. Ata prej jush, që do ta ndjejnë djegjen e flakëve të Ferrit, por që nuk do të kthehen tek Unë – ju nuk do t’i shpëtoni Paralajmërimit dhe ai moment që ju më refuzoni Mua do të jetë i fundit për ju.

Të gjithë ata, që mbeten besnikë ndaj Meje dhe të vërtetë ndaj Fjalës Sime – edhe pse ju do të vuani – e ardhmja përpara jush është me lavdi të madhe.

Ata që nuk do t’i kushtojnë vëmëndje Paralajmërimit Tim apo të dëgjojnë të Vërtetën do të jenë në rrezik të madh.

Ata mes jush, që e adhurojnë bishën dhe ata që e ndjekin profetin e rremë në fenë e re mbarë botërore, do të hidhen në flakët përvëluese të Ferrit, të gjallë, së bashku me këta të dy.

E Vërteta ka shije të hidhur, por kur ju e pranoni atë, ajo do t’ju sjelli Jetën e Përjetshme, ku ju do të shijoni përherë Mbretërinë Time me të dashurit tuaj. Mos e prisni kordonin që ju lidh me Jetën e Përjetshme, sepse do të vuani mundime të tmerrshme dhe kurrë nuk do t’ju jepet falja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/10/know-that-the-pain-of-rejection-will-be-exactly-as-i-and-my-apostles-had-to-suffer-during-my-time-on-earth/