Saturday, 17 August 2013

Një shpirt nuk mund të bëhet përsëri i plotë deri kur të njohi Madhështinë e Zotit

E Premte, 9 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë do të thotë të jenë të bashkuar me Zemrën Time. Unë, Jezu Krishti, erdha për të çliruar njerëzimin nga skllavëria e vet e mëkatit. Mëkati u krijua kur Luciferri besoi se ai është më i madh se Zoti. Për shkak të xhelozisë së tij të lig, ai tundoi njeriun – fëmijët e parë të Zotit, Adamin dhe Evën – për t’u larguar prej Tij.

Vdekja Ime ju dha të gjithë fëmijve të Zotit Dhuratën e shpëtimit. Shumë njerëzve në botë, të gjitha besimeve, përfshi ata që nuk besojnë në Zot apo ata që e mohojnë Zotin dhe që vendosin idhuj të rremë para Tij, ju ofrohet të gjithëve Dhurata e shpëtimit. Jo të gjithë do ta pranojnë këtë Dhuratë. Unë vij tek secili prej jush si një Shpëtimtar. Unë do të vij para secilit prej jush, për t’ju vërtetuar të Vërtetën, para ditës finale. Unë do të vij për të ofruar Dhuratën e Jetës së Përjetshme madje edhe tek ata që kanë mëkatuar rëndë në Sytë e Zotit.

Lavdia e Zotit është përpara jush dhe për ta marrë këtë Dhuratë, ajo që ju duhet të bëni është të pranoni Mëshirën Time. Zoti është I Gjithpushtetshëm, I Fuqishëm dhe është I Përkryer në çdo mënyrë. Ai është shumë i dashur nga të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët në Qiell. Ai është shumë i dashur nga shumë shpirtra që janë të gjallë në botë sot. Të gjithë do ta dëshmojnë Lavdinë e Tij të Madhe në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Zoti nuk ka nevojë për njeriun. Është vetëm prej Dashurisë së Tij për njeriun që Ai më dërgon Mua, Birin e Tij të dashur, edhe njëherë për t’ju sjellë atyre Jetën e Përjetshme, të cilën Ai e ka premtuar. Prandaj dhe Ai është I Duruar. Prandaj dhe Ai e bën një Sy qorr ndaj mëkatit, me shpresën se fëmijët e Tij do të kthehen tek Ai dhe e pranojnë Dashurinë e Tij.

Dashuria është e fuqishme kur ajo është e pastër dhe vjen nga Zoti. Kur shpirti është i pastër, ai do të tërhiqet me lehtësi drejt Dashurisë së Zotit. Shpirtrat, që kanë nevojë të pastrohen, do ta pranojnë Dashurinë e Zotit, nëse ata e pranojnë vuajtjen që kërkohet për t’i bërë ata përsëri të plotë. Një shpirt nuk mund të bëhet përsëri i plotë deri kur të njohi Madhështinë e Zotit dhe të përkulet para Tij në shërbim të përulët.

Dita kur të gjithëve ju do t’ju tregohet udha drejt shpëtimit është afër. Çdo 
mëkatari të vetëm do t’i jepet mundësia të arrij tek Zoti. Ata që do ta bëjnë këtë do ta kenë Mëshirën Time me bollëk.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: