Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 15 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Mos pranoni tolerancë që paganët të kontrollojnë kishat e Zotit

E Martë, 6 Gusht 2013

Bija ime, ti kurrë nuk duhet të dëgjosh ata që i sulmojnë këto Mesazhe nga Trinia e Bekuar, sepse ata do të tërheqin ty nga kjo Punë. Dije se, ky Mision do të sulmohet më shumë se ndonjë tjerët, për shkak të rëndësisë së Tij. Talljet, përqeshjet dhe kritikat, do të vazhdojnë deri në ditën e fundit kur ti të marrësh Mesazhin Final.

Plani për të zhvlerësuar këto Mesazhe do të intensifikohet dhe urrejtja do të shtohet, prandaj ju lutem të jeni të pregatitur. Këto Mesazhe nuk mund të shpërfillen nga besimtarët, apo jobesimtarët, sepse Fjala e Zotit kurrë nuk do të kaloj pa u vënë re. Urrejtja kundër Zotit në botë pikërisht tani është ngado dhe ata që e shpallin Fjalën e Tij në këto kohë do të vuajnë.

E Vërteta gjithmonë është refuzuar që kur Zoti dërgoi profetët e Tij në fillim për të paralajmëruar fëmijët e Tij ndaj rreziqeve të paganizmit. Paganizmi është antiteza e të Vërtetës – Fjalës së Zotit. Ata shpirtra të gjorë, që nderojnë zotat e rremë, e zemërojnë Atin Tim, së tepërmi. Ai është një Zot xheloz, sepse ishte përmes Tij që gjithçka filloi. Ai është I Gjithpushtetshëm. Ai është një Zot i dashur, por Zemërimi I Tij është për t’u patur frikë kur paganët i infektojnë ata që e duan Atë.

Kur fëmijët e Zotit – ata që besojnë tek Ai, dhe që e adhurojnë Atë, përmes Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit – përpiqen të bashkohen me shpirtrat e tjerë, me të gjitha fetë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Zoti dëshiron të gjithë fëmijët e Tij ta duan njëri tjetrin, pavarësisht nga rraca, besimi apo kombi. Çfarë Ai nuk do të lejoj është që të Krishterët të përkrahin paganët, brënda kishës së tyre. Kur kjo të ndodhi, paganët do të fshijnë të gjitha gjurmët e Krishtërimit. Është fyese ndaj Zotit, që ta marrësh të Vërtetën – Fjalën e Zotit – dhe të lejosh gënjeshtrat ta njollosin Atë.

Profetët e Zotit e paralajmëruan njerëzimin mbi rreziqet e mbështetjes së paganizmit, pasi ajo çon drejt shkatërrimit të plotë. Kur kjo të ndodhi, kombet që do ta lejojnë këtë paturpësi në kishat e tyre do të zhduken, ku fare pak Mëshirë do të tregohet.

Mos pranoni tolerancë që paganët të kontrollojnë kishat e Zotit. Ju kurrë nuk duhet ta harroni Sakrificën e madhe të bërë nga Zoti kur Ai dërgoi Birin e Tij të vetëm për të sjellë shpëtimin tuaj. Ditën kur ju të pranoni praktikat e kishave të tjera, jo ato të Zotit, apo kur të tregoni respekt për paganët, është dita kur ju do t’i ktheni shpinën të Vërtetës.

Mbajini sytë hapur dhe lutuni që kishat tuaja nuk do t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga besnikëria juaj ndaj Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/06/mother-of-salvation-do-not-accept-tolerance-for-pagans-to-take-over-the-churches-of-god/