Kerko Mesazhet ketu

Sunday 25 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Ata duhet të gjejnë vënde strehimi që të mund të ofrojnë Meshat ditore dhe Eukaristinë e Shenjtë

E Shtunë, 17 Gusht 2013

O fëmijët e mi të dashur, sa shumë rënkon Zemra ime për vuajtjen, që do të pësojnë priftërinjtë brënda Kishës Katolike, së shpejti.

Sa shumë nga shërbëtorët e shtrenjtë të Birit tim, dëshira e vetme e të cilëve është që t’i shërbejnë Hyjit dhe t’i sjellin shpirtrat në udhën e drejtë të shpëtimit, do të përballen me sprovat e një madhësie të tillë sa shumë do të largohen nga frika. Shumë do të jenë të verbuar ndaj të Vërtetës dhe do të pranojnë ndryshimet e mëdha në Kishë dhe do t’i mirëpresin ato, me besimin e gabuar se ato do të jenë për të mirën e të gjithëve. Ata që do ta dallojnë mashtrimin, e cila do t’ju tregohet Katolikëve, do të vrapojnë. Kaq të trëmbur për fatin e tyre, ata do të largohen nga Kisha, sepse do të jenë tepër të dobët për të rezistuar kundër ligësive të tilla.

Ata priftërinj që do të refuzojnë të pranojnë doktrinën e rreme do të akuzohen për herezi dhe shumë do të qortohen publikisht, që dështojnë t’i binden atyre tek të cilët duhet të përgjigjen. Shumë do të përjashtohen. Të tjerët do të bien martirë. Pastaj vijnë ata që do të drejtojnë  Kishën – Kishën e dhënë botës nga Biri im - 
në fshehtësi. 

Ata duhet të gjejnë vënde strehimi, që të mund të ofrojnë Meshat ditore dhe Eukaristinë e Shenjtë. Ata do të drejtohen nga Shpirti I Shenjtë dhe ata do të ndiqen nga Ushtria e Mbetur e Birit tim, e cila do të qëndroj besnike e patundur ndaj Mësimeve të Tij dhe Sakramenteve deri në ditën finale.

Ju duhet ta kuptoni se nëse jeni në ndonjë dyshim rreth vërtetësisë së këtij paralajmërimi, unë, Nëna e dashur e Krishtit, do të përdorem për të fshehur qëllimin e vërtetë të atyre forcave, që kanë hyrë në Kishën e Birit tim në Tokë. Unë do të përdorem si një drejtuese kukull e Kishës për të larguar njerëzit nga qëllimet e vërteta të këtij grupi djallëzor. Për t’i bindur fëmijët e Hyjit se ata mbeten besnikë ndaj Fjalës së vërtetë të Hyjit dhe traditave të Kishës Katolike, ata do të krijojnë ceremoni, të cilat ata do të thonë më nderojnë mua. 

Ata do të përdorin profecitë e Fatimas për të njollosur imazhin tim, duke i treguar botës një mashtrim të madh. Ata do të më përdorin mua për të njollosur Kishën e Birit tim dhe gjithçka që ata do të bëjnë do të jetë e mbrapshtë, në përputhje me kërkesat e të ligut.

Duke dhënë përshtypjen se ata nderojnë Nënën e Zotit, shumë Katolikë do të çohen drejt një ndjenje të gabuar sigurie. Kjo do të thotë se çdo dyshim, që ata do të kishin, kur panë ndryshimet e reja të çuditshme të Meshës dhe Sakramenteve, do të harrohen në çast. Sa më sjell kjo trishtim të madh. Imazhi im do të përdoret me qëllimin për të fyer Birin tim.

Satani më urren mua. Ai më ka frikë gjithashtu. Për të lënduar Birin tim, ai, me anë të atyre shpirtrave që i influencon, do të shkoj deri aty sa ta njollosi imazhin tim përmes shumë ritualeve sekrete dhe meshave të zeza. Statuja ime do të zbukurohet me simbole satanike dhe unë do të fyhem në shumë vënde nga grupet Masonike që kanë fituar kontrollin.

Lutuni, lutuni, lutuni, fëmijë, çdo ditë, për forcën për t’u konfrontuar me guxim me këtë ligësi. Mos ju trëmbni asaj. Pranojeni që ushtria e Satanit tani po kontrollon shumë kombe, në çdo pjesë të botës. 

Kur ju e pranoni këtë, atëherë mund t’ju jepet forca dhe vendosmëria që ju duhet. Kur ju i kërkoni këto hire, përmes Lutjeve të Kryqëzatës, ju mund dhe do të ndihmoni në dobësimin e kësaj ligësie.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit