Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 24 August 2013

Ata duhet t’i ruajnë Mesharet e Shenjta, veshjet, Biblën e Shenjtë dhe Kryqet e Shenjta. Të gjitha këto do të zëvendësohen

E Shtunë, 17 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, shumë prej atyre që janë të bekuar me një besim të fortë dhe dashuri për Mua, Jezu Krishtin, përfundimisht po fillojnë ta njohin Zërin Tim, kur Unë i flas botës përmes këtyre Mesazheve.

Ata që e kalojnë kohën e tyre duke i shërbyer skllavërisht gjarpërit, ta dinë gjithashtu se jam Unë Ai që flas. Dhe kështu fillon beteja për të kryer Vullnetin Tim të Shenjtë, nga njëra anë, dhe dëshirën prej armiqve të Zotit të më luftojnë Mua.

Ata që po planifikojnë të shkaktojnë vuajtje mbi njerëzimin, si pjesë e marrëveshjes me bishën, do të jenë të kujdesshëm të mos shihen se po i kritikojnë këto Mesazhe publikisht, pasi duke e bërë këtë, ata do t’i bëjnë ato më të besueshme. Në të kundërt, ata do të përhapin urrejtje kundër Meje në mënyra të tjera, duke filluar me shkatërrimin e besimit të atyre brënda Kishës Sime. Ata do të kthejnë zemrat e atyre që më duan Mua kundër Kristjanëve të tyre. Ata do të përkrahin paganët, shtrigat e kësaj epoke të re dhe adhuruesit e bishës, në vënd të Kristjanëve, të cilët do t’i kundërshtojnë ritualet e shëmtuara pagane, që do të kryehen në Kishat Katolike dhe shpejt në kishat e tjera Kristjane.

Këto ngjarje kanë akoma për të ardhur. Ju lutem të mos mendoni se Meshat e Shenjta apo Sakramentet e tanishme kanë ndryshuar akoma, edhe pse ato do të ndryshojnë shumë shpejt. Kur kjo të ndodhi, ju duhet të ktheni shpinën tuaj dhe të më mbroni Mua.

Shumë ndryshime janë planifikuar pak vitet e fundit nga ligësia Masonike në Kishën Time në Tokë. Tani planet e tyre, tashmë të njohura nga brënda radhëve më të larta nëpër kisha, janë gati për t’u shpallur. Ato do të zbulohen me njoftimin se Kisha Katolike do të modernizohet, që të bëhet e përshtatshme në shoqërinë e sotme të re liberale dhe tolerante. 
Do të thuhet se ajo do ta hedhi të kaluarën pas shpine dhe pastaj do të thuhet se motoja e saj do të jetë për të përkrahur të gjitha besimet, për të treguar se nuk është me pikpamje të ngushtë. Ky njoftim do të festohet në mbarë botën dhe media do ta mbuloj këtë lajm të madh në faqet e para, kur më parë e shikontë Kishën Katolike me përçmim.

Fara e Satanit do të përdoret dhe ceremonitë e reja, ku formati i Meshave të Shenjta do të paraqitet mbrapsh, por të gjitha shprehjet e sakta në lidhje me Vuajtjen Time do të zëvendësohen me kotësira – fjalë boshe – enë boshe – tabernakulla boshe. Të gjitha Kryqet e Mia do të zëvendësohen me simbolet sekrete të kultit.

Ky është dëshpërimi i treguar profetit Daniel. Ky është fundi i Eukaristisë Sime të Shenjtë dhe fundi i Meshës, si ju e njihni, në shumë vënde. Por shërbëtorët e Mi të dashur besnikë do të pregatisin tani, prodhimin e Kungimit të Shenjtë. Ata duhet t’i ruajnë Mesharet e Shenjta (Libri i Meshës), veshjet, Biblën e Shenjtë dhe Kryqet e Shenjta. Të gjitha këto do të zëvendësohen.

Ju shpejt duhet të mblidheni tani dhe të planifikoni, sepse nuk do t’ju lejohet të thoni Meshë sipas Vullnetit Tim.

Unë do t’ju drejtoj, shërbëtorët e Mi të shenjtë, kur të vij koha. Ata Kristjanë që besojnë se kjo paturpësi do të shihet vetëm në Kishën Katolike, dijeni pra se kjo do të ndikoj mbi të gjitha kishat Kristjane, deri kur ata të zhdukin të gjitha shprehjet apo shenjat e Mia. Më vonë ju do të ndëshkoheni rëndë për përmëndjen e Emrit Tim.

Ju do të tronditeni se sa shpejt Kisha në dukje e pafajshme, e rinovuar, por e infektuar do të rrëzohet në një kult të lig. Ata do të bëjnë të pamundurën të ndëshkojnë ata që do ta kundërshtojnë fenë e tyre të re pagane dhe të vetë-krijuar për një botë.

Kristjanët dhe Hebrenjte do të jenë shënjestra kryesore e urrejtjes dhe ata do të persekutohen për shkak të fesë së tyre.

Në vënd që të frikësoheni, Unë ju Bëj Thirrje të pregatiteni të luftoni për Emrin Tim. Kurrë mos harroni se sa shumë Unë Jam akoma i urryer. Dijeni se kur ju më ndiqni Mua, në këto kohë që do të vijnë, kryqi juaj do të jetë shumë më i rëndë se i atyre që erdhën para jush.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: