Tuesday, 13 August 2013

Kur ata të ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit, ata do t’i heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin sepse ata do t’i deklarojnë këto referenca të jenë të vjetëruara

E Hënë, 5 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, mos lër asnjë njeri të besoj se gjatë persekutimit, që shërbëtorët e Mi të dashur – të cilët mbeten besnikë ndaj Meje – do të duhet të durojnë, se Kisha Ime mund të vdesi ndonjëherë. Sepse kjo është e pamundur. Kisha Ime – Trupi Im Mistik – ka Jetën e Përjetshme.

Kur armiqtë e Mi ndryshojnë Sakramentet dhe fusin relika të reja, kryqe të reja dhe praktika të reja – dhe pastaj thonë se Kisha Ime mbetet ashtu si ka qënë gjithmonë – ata gënjejnë. Kisha Ime kurrë nuk mund të ndryshoj.

Sa shumë debate janë bërë, në çdo shtet, me qëllim që të shkatërrojnë Sakramentin e Martesës. Ata, armiqtë e Zotit, duan që Kristjanët të pranojnë martesën mes çifteve me të njëjtin seks, por ata kurrë nuk duhet ta pranojnë atë, sepse ajo e fyen Atin Tim. Ajo nuk është e pranueshme në Sytë e Tij. Kur ata ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit, ata do të heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin, sepse ata do t’i deklarojnë këto referenca të jenë të vjetëruara dhe tepër të frikshme. Ata do të thonë se ajo nuk ka lidhje.

Pastaj ata, pjesë pjesë, do të fusin versionet e reja të Mësimeve të Mia. Ju, të gjithë që besoni në Kishën Time, kurrë nuk duhet të më tradhëtoni Mua. Ju kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë zëvendësim për Sakramentet sepse Unë ja u dhashë ato juve. Unë Jam e Vërteta. Kisha Ime përfaqëson të Vërtetën. Por ju mund të deklaroni të jeni pjesë e Kishës Sime vetëm nëse ju i ruani të gjitha Mësimet e Mia, Sakramentet e Mia dhe pranoni që vdekja Ime në Kryq ishte Sakrifica më e madhe për të siguruar shpëtimin tuaj.

Gjithçka, që devijohet nga e Vërteta, nga frika se mos fyhen paganët, është shumë e rrezikshme. Kur ju mohoni Mësimet e Zotit dhe ndiqni një Kishë tjetër të re, ju nuk do të mbeteni më pjesë e Kishës Sime në Tokë. 
Nëse ju i kundërshtoni praktikat e reja pagane, që do të futen nga profeti i rremë, ju do të konsideroheni një heretik. Pastaj ata do të përpiqen t’ju përjashtojnë, në Emrin Tim. Nëse ju qëndroni besnik ndaj Meje dhe refuzoni të merrni pjesë në këtë mashtrim të lig, ju do të mbeteni pjesë e Kishës Sime.

Zgjedhja mund të jetë e dhimbshme, kur të gjitha këto gjëra të ndodhin, por është shumë e thjeshtë. Ju ose jeni me Mua ose kundër Meje.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: