Monday, 26 August 2013

Atyre do t’ju kërkohet të premtojnë besnikërinë e tyre, përmes një betimi të ri, për të qëndruar besnikë ndaj Kishës

E Dielë, 18 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, plani i profetit të rremë për të mashtruar klerikët e botës ka filluar.

Nën maskën e një rinovimi dhe ringjallje të Kishës Katolike, të gjithë klerikët, brënda kësaj Kishe, do të dërgohen me lejë për t’i inkurajuar ata të pranojnë apostulatën e re. Këto do të bëhen të përhapura dhe shumë prej tyre do t’ju thuhet se qëllimi është për të bashkuar gjithsecilin në botë, në emër të drejtësisë. Ky mision i ri, do t’ju thuhet atyre, do të përkrahi të varfërit e botës dhe do të përpiqet të sjelli bashkimin. Atyre do t’ju kërkohet të premtojnë besnikërinë e tyre, përmes një betimi të ri, për të qëndruar besnikë ndaj Kishës. Atyre nuk do t’ju kërkohet ta vënë besimin e tyre tek Unë apo Fjala Ime e Shenjtë. Në të kundërt, ata do të betohen për besnikëri ndaj liderave të vetë-shpallur që kanë zënë Fronin e Piterit.

Nuk ka asnjë dyshim se atyre që ju është dhënë Dhurata e Urdhërimeve të Shenjta do t’ju kërkohet të marrin pjesë në një fallcitet, ku Unë, Jezu Krishti, nuk do të jem në krye, edhe pse do të duket sikur është kështu. Paraja do të jetë forca drejtuese dhe një organizatë e re financiare do të ngrihet për të kontrolluar kërkimin e fondeve për të siguruar që të varfërit e botës të përfitojnë.

Kur ju i ndryshoni Urdhërimet tuaja të Shenjta, në çfarë do mënyre, dhe pastaj i premtoni jetën tuaj dikujt që i këput të gjitha lidhjet me Mua, atëherë ju nuk do të jeni më të denjë të më shërbeni Mua. Gjithçka do të duket të jetë thjeshtëzuar në Sytë e Zotit. Plani do të jetë për të bindur ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të marrin pjesë, me dëshirë, në paturpësinë, që do të lidhi shoqërinë dhe një botë jofetare me Kishën, e cila u krijua nga Unë, Jezu Krishti.

Në këtë mënyrë Unë do të fyhem. Çdo përpjekje për të mbështetur skepticizmin fetar do të duartrokitet nga jo-besimtarët dhe kjo do të duket se është një gjë e mirë, për shoqërinë e sotme të re të ashtu-quajtur moderne.

Së shpejti do të duket e çuditshme për Kristjanët kur të shikojnë pjestarë të botës jofetare të mbështesin Kishën Katolike, me kaq entuziazëm. Por shumë do t’i hedhin tutje dyshimet dhe do t’i nënvlerësojnë shqetësimet e tyre, sepse ata do të besojnë mashtrimin e madh. Në bërthamën e këtij plani për të revolucionarizuar Kishën ndodhet një urrejtje për Mua dhe për gjithçka që Unë i dhashë Kishës Sime. Ju duhet të vini në pyetje gjithçka në ditët që do të vijnë. Kërkoni përgjigje kur ata të ndryshojnë Mësimet e Mia dhe t’i shpërdredhin ato për t’ju përshtatur paganëve. Asnjë dishepulli, të zgjedhur nga Unë, nuk do t’i jepej ndonjëherë autoriteti ta bënte këtë, sepse kjo do të çonte në blasfemi.

Mjerë ata që e lejojnë Fjalën Time të Shenjtë të përpunohet dhe të lihet vënd mënjanë për të treguar respekt për ata që më mohojnë Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: