Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 3 August 2013

Edhe pse ato do të shkaktojnë frikë, ato nuk janë asgjë në krahasim me Ndëshkimin e Madh që do të vij

E Enjte, 25 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Dora e Atit Tim tani ka ndërhyrë në botë, si ndëshkim për mëkatin e njeriut. Mëkati është rritur në botë sepse njeriu nuk bën më ndryshime midis të drejtës dhe të gabuarës. Ju nuk mund t'i shpëtoni Zemërimit të Atit Tim, kur vëndet tuaja e përkrahin mëkatin e lig, përmes ligjeve të tyre.

Këto ndëshkime do të dëshmohen nëpër botë, shpejt. Edhe pse ato do të shkaktojnë frikë, ato nuk janë asgjë në krahasim me Ndëshkimin e Madh që do të vij. Njeriu është kokëfortë. Ai e refuzon ndihmën kur i ofrohet nga Zoti. Njerëzimi ka zgjedhur ta refuzoj Zotin dhe secili prej jush ka vuajtur për shkak të pafeve mes jush.

Thirrja Ime nga Qielli është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat në rastin e parë, por është gjithashtu edhe që Unë të mund t'ju ndihmoj të dobësohen ndëshkimet, që do të bien mbi racën njerëzore. Sa e madhe është Mëshira Ime. Sa i madh është Durimi Im, por ata që i refuzojnë Mësimet e Mia dhe që e largojnë veten nga Ati Im, Krijuesi i tyre, shpejt do të njohin pasojat.

Unë i bëj thirrje të gjitha feve dhe ju kërkoj të luteni për mëshirë, nëse i pranoni këto Mesazhe apo jo. Lutjet janë të nevojshme për të dobësuar katastrofat, të cilat tashmë kanë filluar. Lutuni, lutuni, lutuni për jetën tuaj dhe për shpëtimin e shpirtrave tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/25/although-they-will-cause-fear-they-are-nothing-when-compared-to-the-great-chastisement-ahead/