Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 1 February 2014

Unë duhet të ndërhyj për të shpëtuar njerëzimin nga vetë shkatërrimi, para Ditës së Madhe të Zotit

E Mërkurë, 29 Janar 2014, ora 15:00

Bija Ime fort e dashur, mos qani për veten tuaj, por për Mua, Jezusin tuaj, i Cili loton dhe vuan për shkak të shpejtësisë me të cilën raca njerëzore po bie në jetën e korruptuar dhe mëkatare.

Për arsyen se Fjala Ime është refuzuar nga kaq shumë, për një kohë kaq të gjatë, shumë njerëz nuk kanë asnjë drejtim apo njohuri kur vjen puna për zgjedhjet që ata bëjnë në jetën e tyre. Shpirtrat, që janë shmangur shumë larg nga e Vërteta, kanë vetëm dëshirat dhe egoizmin e tyre për t’i drejtuar. Vetë-pëlqimi, imoraliteti seksual, vetë-kënaqësia dhe kërkimi i të mirave materiale, shkaktojn
ë trazira në shpirtrat e tyre. Asgjë nuk mund dhe nuk do t’i kënaqi ata. Kur ata kanë arritur thellësitë e mëkatit, atëherë ata kërkojnë, me shumë entuziazëm, shpirtrat e të tjerëve për t’i zënë në kurth. Kjo është për arsyen se Satani i ka pushtuar shpirtrat e tyre në atë shkallë sa ai i përdor ata për të joshur shpirtrat e tjerë drejt kurthit të tij djallëzor.

Moraliteti i njerëzimit është zhytur në thellësi të tilla sa ky shpirt djall
ëzor por gllabëron miliona shpirtra për ditë. Oh sa rritet Dhimbja Ime dhe sa shumë punë kërkohet për ta shkulur këtë infektim nga rrënjët. Do të vij një kohë kur vetëm një të tretës së racës njerëzore do t’i jepet Hiri për të dalluar ndryshimin mes të mirës dhe të ligës.

Ata që e mirëpresin të ligun, në çdo lloj forme, do ta paraqesin atë sikur të ishte një gjë e mirë. Së shpejti, do të duhet një njeri shumë i guximshëm që të flasi hapur dhe të deklaroj se: “Kjo është e gabuar”, pa u trajtuar si djall apo të përbuzet, për 
çfarë ajo do të shihet si një shprehje e paarsyeshme.

Oh sa do të fundosen fëmijët e Hyjit. Shpirtrat me zemrat e ngurta, me një urrejtje për të tjerët, me një mungesë dhembshurie, me lakminë dhe joshjen për dhunë, do të shtohen në numër. Ata do të admirohen në botë, kur dekada më parë ata ishin për t’u patur frikë. Prandaj dhe Unë duhet të ndërhyj për të shpëtuar njerëzimin nga vetë shkatërrimi, para Ditës së Madhe të Zotit.

Plani i Satanit është të shkatërroj sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Plani Im është ta ndaloj këtë infektim dhe Unë nuk do të hezitoj të jap shenjat, që nevojiten për t’ju zgjuar ndaj Dashurisë së Hyjit dhe për nevojën për t’u pregatitur si duhet për botën që vjen.

Kurrë mos e refuzoni Dorën e Hyjit. Kurrë mos e shpërfillni Fjalën e Hyjit, sepse pa këto gjëra ju jeni asgjë.

Jezusi juaj