Bija Ime fort e dashur, sikur më shumë njerëz të besonin me të vërtetë tek Unë, Jezusi i tyre, atëherë ata do të gjenin paqe në zemrat e tyre. Atje ku nuk ka besim, ka frikë. Frika e ndalon Dashurinë e Hyjit ta përshkoj shpirtin tuaj dhe më pas ju bëheni një i burgosur. Asgjë tjetër, veç Drita Ime, do ta ngre barrën tuaj.
Kur Unë ju tregoj të Vërtetën, Unë e bëj këtë vetëm se Unë ju dua dhe Unë e pres ditën kur ne do të bashkohemi përfundimisht. Mos kini frikë nga e Vërteta. Dashuria Ime do t’ju mbushi me kurajo dhe forcën për të qëndruar të palëkundur dhe të mbeteni besnikë ndaj Meje në të gjitha gjërat. Unë i mbroj të gjithë ata që më kërkojnë Mua, por janë vetëm shpirtrat të cilët e kanë braktisur veten e tyre plotësisht tek Unë, që nuk do të kenë aspak frikë.
Ligësia e bishës do të maskohet si joshëse dhe moderne dhe do t’ju zbulohet të gjithëve pas maskës së humanizmit, bamirësisë dhe ‘kujdesit për të varfërin’. Mos besoni, as edhe për një moment, se dishepujt e Satanit do t’i tregonin ndonjëherë ngjyrat e tyre të vërteta. Çdo gënjeshtër e treguar, për të zëvendësuar të Vërtetën, do të duket të jetë e arsyeshme dhe për të mirën e të gjithëve.
Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brënda Kishës Sime, do ta fyej të Vërtetën e vendosur nga Ati Im në 10 Urdhërimet, e dhëna Moisiut.
Çdo veprim, sado i lehtë mund të jetë, do të krijohet për të më fyer Mua, Jezu Krishtin, Birin e Njeriut. Mashtruesi, përmes shërbëtorëve të tij, nuk mund të rri pa më tallur Mua, sepse ai më urren Mua. Ai do të poshtëroj çdo mjet në Kishën Time përmes veprimeve, fjalëve dhe futjen e simboleve Satanike. Vetëm ata që e dinë të Vërtetën do t’i shikojnë këto paturpësi dhe do ta kuptojnë pikërisht se çfarë do të thonë veprime të tilla në të vërtetë.
Fuqia e Satanit mund t’i ngatërroj, shpërqëndroj dhe torturoj dishepujt e Mi. Ai, Satani, kurrë nuk do t’ju lër të qetë, sidomos kur ju dëshmoni të Vërtetën. Por dijeni këtë – ai mund të mposhtet kur ju besoni plotësisht tek Unë. Kur ju e braktisni veten tuaj para Meje, atij nuk do t’i jepet forcë për të influencuar mbi besimin tuaj tek Unë. Ai, Satani, ka marrë fund. Sundimit të tij, edhe pse ishte i dhimbshëm për njerëzimin, po i vjen fundi. Fyerja e tij e fundit para Meje do të kryhet përmes antikrishtit, i cili do të më imitoj Mua dhe do të gënjej botën duke e bërë të besoj se ai jam Unë, Jezu Krishti, dhe se ai ka ardhur për të shpëtuar botën.
Kur ju e dini të Vërtetën, ju do të jeni në gjëndje t’i bëni ballë këtij tundimi. Kur ju qëndroni të palëkundur ndaj të Vërtetës, e përmbajtur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do të shpëtoheni.
Sulmi final do të jetë i shpejtë dhe më pas Unë do t’i tregoj botës së Vërtetën dhe vetëm ata që janë të mbushur me urrejtje për Mua do ta mohojnë atë. Mos kini frikë, sepse Unë Jam I vetmi Shpëtimtar i njerëzimit. Vetëm Dashuria Ime do t’ju ruaj. Kini frikë vetëm për ata shpirtra të gjorë që do të më pështyjnë Mua kur Unë të arrij, për t’i marrë përfundimisht në Parajsën e Re.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/17/every-new-law-soon-to-be-introduced-by-enemies-within-my-church-will-mock-the-truth-laid-down-by-my-father/