Bija ime, është më e vështirë për shpirtrat, që dikur e njihnin Birin tim dhe që u larguan prej Tij, të kthehen përsëri tek Ai, sesa është për ata që kurrë nuk e njohën Atë ndonjëherë.
Kur ju e përjetoni Dashurinë e Jezusit dhe pastaj i ktheni Atij shpinën, kjo krijon një boshllëk të madh në jetën tuaj. Asgjë nuk mund ta zëvëndësoj Praninë e Tij ndonjëherë. Prandaj, kur një shpirt përpiqet të kthehet tek Ai edhe kur Biri im gjithmonë i pret ata me Dashuri dhe Durim të madh, ai person është prapë i pasigurtë se si ta hapi zemrën e tij.
Nëse ju ndjeheni të larguar nga Biri im, ju kurrë nuk duhet të keni frikë ta thërrisni Atë. Kurrë nuk duhet t’ju vij turp ta tregoni veten para Atij, sepse Ai është I Gjithë-Mëshirshëm dhe do të fali çdo mëkatar, kur i kërkohet Atij ta bëj këtë nga një shpirt i penduar.
Kur ju dëshironi ta thërrisni Birin tim, ju thjeshtë duket t’i kërkoni Atij t’ju marri në Mëshirën e Tij dhe pjesën tjetër lëreni tek Ai.
Këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës (133) Një Thirrje për t’u kthyer tek Hyji
I dashur Jezus, më fal mua, një shpirt i larguar që të mohova Ty, sepse isha i verbër. Më fal që e zëvendësova Dashurinë Tënde me gjëra të kota, që nuk kanë asnjë kuptim. Më ndihmo të marr guximin që të eci Krah Teje, të pranoj, me mirënjohje, Dashurinë dhe Mëshirën Tënde. Më ndihmo të qëndroj pranë Zemrës Tënde të Shenjtë dhe kurrë të mos largohem përsëri nga Ti. Amen.
Ata që nuk e njohin Birin tim dhe që dëshirojnë të çohen para Fronit të Hyjit, Më Të Lartit, duhet të recitojnë këtë Lutje të Kryqëzatës (134) Për të besuar në Ekzistencën e Hyjit:
O Hyji Më i Larti, më ndihmo të besoj në Ekzistencën Tënde. Largoji të gjitha dyshimet e mia. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së jetës që vjen pas kësaj dhe më udhëhiq drejt udhës së Jetës së Përjetshme. Të lutem më lejo ta ndjej Praninë Tënde dhe më jep Dhuratën e Besimit të Vërtetë përpara ditës që unë të vdes. Amen.
Këto Lutje, fëmijë të dashur, vijnë me Hire të mëdha dhe atyre që i recitojnë ato do t’ju tregohet e Vërteta dhe zemrat e tyre do të mbushen me një dashuri të madhe, të cilën ata kurrë nuk do ta kenë përjetuar më parë në Tokë. Atëherë shpirtrat e tyre do të pastrohen.
Shkoni tani, duke e ditur se kur ju jeni pranë Hyjit, ju do të bekoheni me Hirin e paqes së madhe.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit