Kerko Mesazhet ketu

Monday, 14 January 2013

Mos i dëgjoni deklaratat e ekzagjeruara që mund të dëgjoni për kohët e mbarimit

E Martë, 8 Janar 2013, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, kur Unë dëshiroj ta përgatis botën për Ardhjen Time të Dytë, Unë duhet të kërkoj që të gjithë ndjekësit e Mi të kenë besim të plotë tek Unë. Unë ju dua. Unë gjithmonë do t'i përgjigjem lutjeve tuaja, me qëllim që të dobësohen veprat e liga, që po planifikohen në botë nga armiqtë e Hyjit.

Unë ju mbroj ju, ndjekësit e Mi të dashur. Ndërsa Unë kurrë nuk mund ta fsheh të Vërtetën nga ju, Unë duhet t'ju paralajmëroj kundër profecive të pasakta, të cilat janë duke u shpërndarë nga profetët e rremë në botë në këtë kohë, dhe që krijojnë tmerr në zemrat e njerëzve.

Dora e Atit Tim, ashtu siç të kam thënë më parë, do të bjerë mbi ata njerëz të ligj, kur ata të përpiqen që t’i marrin fëmijët e Hyjit nga toka, përpara se ata të jenë gati për të hyrë në Mbretërinë Time.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni frikën që të shkatërrojë shpresën, apo terrorin të shkatërrojë dashurinë. Dashuria do ta shkatërrojë të ligën. Dashuria do të shtohet në botë dhe do të përhapet për shkak të Hirit të Hyjit, si përgjigje ndaj lutjeve të fëmijëve të Tij.

Mos i dëgjoni deklaratat e ekzagjeruara që ju mund të dëgjoni për kohët e mbarimit. Mos lejoni që tregime të tilla, shumë prej të cilave përbëjnë trillime, t'ju shqetësojnë apo t’ju frikësojnë.

Unë, Jezu Krishti, në Mëshirën Time, do ta shkatërroj të ligun, pasi Unë kurrë nuk do të dorëzohem për shpirtrat. Hyji është Dashuri. Fuqia e Hyjit është e Gjithëpushtetshme.

Zoti është i Mëshirshëm. Kurrë mos e harroni këtë.

Lutuni, lutuni, lutuni, sepse ju nuk duhet të lejoni që zemrat tuaja të trazohen, kur lutja mund të dobësojë kaq shumë ligësi në botë. Dorëzohuni tek Unë në dashuri, shpresë dhe gëzim dhe Unë do t'ju largoj të gjithë frikën dhe shqetësimet e panevojshme.

Kur jeni duke u përgatitur për një festë të madhe, ju gjithmonë do të jeni të gëzuar dhe plot emocion. Dhe, megjithëse shumë shqetësime apo probleme të vështira mund të ndodhin përpara ditës së madhe, gjithçka do të jetë harruar kur dielli të ngrihet në agim në ditën e shumë-pritur.

Në këtë mënyrë ju duhet ta shikoni Ardhjen Time të Dytë. Ndërsa ligësia që ju do të dëshmoni përpara do t'ju frikësojë dhe neverisë, ajo do të jetë jetë-shkurtër, sepse së shpejti e gjitha do të jetë harruar.

Qëndroni në paqe. Kurrë mos e humbisni shpresën në Mëshirën Time të Madhe. Unë kurrë nuk do t'i braktis ata që më duan Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/08/do-not-listen-to-exaggerated-claims-you-may-hear-about-the-end-times-2/