Kerko Mesazhet ketu

Thursday 7 March 2013

Unë i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të më thërrasin Mua, Jezusin e tyre të dashur, që Unë t’i mbuloj me Gjakun Tim të Çmuar

E Enjte, 28 Shkurt 2013, ora 23:55

Bija Ime fort e dashur, Unë kam dërguar Shpirtin Tim të Shenjtë për t'i mbuluar të gjithë fëmijët e Hyjit në këtë kohë me përpjekjen për ta ngritur errësirën e të ligut në botë.

Ju duhet të luteni fort për të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë në këtë kohë në situatën e tmerrshme të
çoroditjes në të cilën ata gjenden. Sa të trishtuar do të jenë ata, në pak javët që vijnë për arsye të largimit të Famulltarit Tim të Shenjtë, sa nuk do të dinë se nga të kthehen.

Unë i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të më thërrasin Mua, Jezusin e tyre të dashur, që t'i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar. Unë do t'i jap atyre Hiret, të cilat ju duhen për të njohur të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Pastaj ata do ta njohin mashtrimin, q
ë do t'ju paraqitet atyre.

Ata kurrë nuk duhet të kenë dyshime ndaj Meje. Ata duhet ta vënë gjithë besimin e tyre tek Unë. Ata kurrë nuk duhet ta braktisin Emrin Tim dhe duhet të jenë në gadishmëri gjatë gjithë kohës.

Tregoju atyre se Unë i dua ata me gjithë zemër dhe se atyre do t'ju jepen Dhurata të veçanta nga Qielli. Këto Dhurata do t'ju japin atyre paqe, shpresë dhe kurajo, në kohët e trazirave, që do të vijojnë brënda Kishës Sime të Shenjtë në tokë.

Jezusi juaj