E Enjte, 3 Janar 2013, në 21:10
Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurt nëse Unë Ekzistoj, apo jo.
Unë e kuptoj se sa e vështirë është për ju që të besoni në një jetë tjetër, të ndryshme nga ajo që po jetoni tani. Unë e di se e keni të vështirë ta pranoni Praninë Time Hyjnore. Prapë, dijeni se kur ju doni dikë, është Prania e Hyjit në shpirtin tuaj që e lejon këtë Dhuratë. Përdoreni këtë dashuri për të më thirrur Mua dhe Unë do t'i flas zemrës suaj.
Kjo është një periudhë ku, shumë shpejt, ju do ta kuptoni, instinktivisht, se shumë ngjarje nëpër botë po shkaktohen prej ligësisë së pranishme në zemrat e njerëzve me mizori në shpirtrat e tyre.
Kjo është koha kur Unë do ta bëj Zërin Tim të dëgjohet mes jush. Unë flas përmes profetëve të Mi për t'ju ndriçuar ju, me qëllim qe të mund t'ju tregoj Dashurinë që Unë e kam për ju. Mos u largoni nga Unë. Gjendet një shkëndijë mirënjohjeje për Mua brenda shpirtit tuaj. Tani është koha që ju të mendoni për të ardhmen tuaj, sepse ju duhet ta dini këtë. Pa Mua; pa Dashurinë Time dhe Mëshirën Time, ju kurrë nuk do të gjeni paqe.
Unë Jam e Vërteta. Unë ju sjell lajme që mund të mos jenë të rehatshme për ju, por Unë flas të Vërtetën. E Vërteta është e vështirë, në fillim, për tu pranuar, sepse ajo zbulon të keqen ashtu si dhe të mirën. Njerëzit duan të shikojnë vetëm anën e këndshme, por shumë shpesh, pamja e jashtme e kënaqësive thjesht mbulon të Vërtetën. Shumë vetë nuk arrijnë ta pranojnë të Vërtetën – Ekzistencën e Hyjit, Krijuesit të të gjitha gjërave – megjithatë, ata janë të gatshëm të pranojnë falsitetet, që iu paraqiten atyre.
Këto janë thjesht forma argëtuese kalimtare dhe janë pa kuptim. Ato ia arrijnë që t'ju shpërqendrojnë dhe t'ju japin një ndjenjë sigurie të rreme. Por ato nuk kanë fare përmbajtje.
Mbajeni mend, koha juaj në tokë është thjesht një formë shpërnguljeje, e shkaktuar nga mëkati.
Unë erdha për ta shpëtuar racën njerëzore nga mëkati, kur erdha herën e parë. Për fat të keq, Unë nuk isha mirëpritur. Unë u vrava dhe vdiqa në Kryq përpara se të mund ta deklaroja Mbretërinë Time. Tani Unë do të vij përsëri, ashtu si është parathënë, për ta deklaruar Mbretërinë, që më është premtuar Mua prej Atit Tim të Dashur. Këtë herë, Unë do t'ju përgatis të gjithëve për këtë ngjarje, sepse Unë ju premtoj tani, dhuratën më të madhe nga të gjitha.
Ju jeni një fëmijë i Hyjit, sido që ta pranoni apo jo këtë fakt. Ju jeni shumë të dashur. Unë do t'ju ndriçoj, nëse ju vini tek Unë dhe më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj. Nuk ka asnjë për t'u trembur, sepse Unë jam Jezusi juaj i dashur, dhe për ju, Unë pësova një vdekje me vuajtje të madhe. Vuajtjet tuaja, ku ju endeni të humbur, të hutuar, dhe ku e keni të pamundur që të gjeni paqe, janë pothuajse në përfundim.
Ejani, më ndiqni Mua. Unë kam plane të mëdha dhe Hyjnia Ime do t'iu vërtetohet të gjithëve. Madje edhe atyre që vazhdojnë të më refuzojnë Mua, do t'iu tregohet e Vërteta, kur Ardhja Ime e Lavdishme e Dytë të dëshmohet prej mbi shtatë miliard njerëzve.
Atëherë, askush nuk do ta mohojë se Unë Ekzistoj. Ata do ta kenë të pamundur, por shumë vetë do të refuzojnë ta pranojnë Mbretërinë e Re, të cilën Unë do ta zbuloj për të gjithë fëmijët e Hyjit.
Mos u largoni, sepse Unë dëshiroj që t'ju shpëtoj dhe t'ju marr ju, dhe të gjithë njerëzimin, brenda trashëgimisë për të cilën ju të gjithë keni qenë lindur.
Jezusi juaj i dashur