Wednesday, 19 December 2012

Jesusi: “Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtimin”

E Dielë, 16 Dhjetor 2012, ora 23:20

Bija Ime e dashur, është e rëndësishme që dishepujt e Mi të mos shkaktojnë frikë në zemrat e miqve the familjeve të tyre për shkak të Mesazheve të Mia për ju në këtë kohë.

Unë vij tek ju të gjithë në këtë kohë të flas me ju nga Qielli për t’ju pregatitur. Unë e bëj këtë me dashuri dhe gëzim në Zemrën Time.

Unë vij për të ndihmuar ata që besojnë tek Unë që të jenë gati për të më pranuar Mua në gjëndjen e hirit që duhet për të mbretëruar me Mua në Mbretërinë Time.

Unë gjithashtu vij për t'i bërë thirrje atyre që nuk mund ta kuptojnë kuptimin e Krijesës së Zotit, sidomos ata shpirtra që përdorin arsyen njerëzore për të përcaktuar çdo gjë në jetën e tyre. Ata besojnë vetëm në ato që mund t'i shohin apo prekin. Të njëjtët shpirtra do të pranojnë gënjeshtra nga ata që besojnë se janë të respektuar në shoqërinë dhe vëndet e tyre. Sa lehtë do të gënjehen ata nga gënjeshtrat e njeriut dhe sa të dobët janë sa e refuzojnë të Vërtetën e Krijimit të tyre.

Detyra Ime është t'ju ndihmoj ju të gjithëve. Jo t'ju kërcënoj, por t'ju sjell më pranë Meje që të merrni ngushëllim.

Mbretëria Ime është shtëpia juaj. Ju nuk duhet të ndjeni ndonjë presion të refuzoni familjen tuaj, me qëllim që të bashkoni zemrën tuaj me Time. Por sillini tek Unë familjen tuaj përmes lutejve tuaja. Shumë do t'ju lëndojnë kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime. Por kjo është në rregull. Mos i sfidoni ata apo të përpiqeni t'i detyroni kundër vullnetit të tyre. Unë do t'i marr ata në Dritën Time të Mbrojtjes kur ju të thoni Fushatën e Lutjes së Hirit Tim të Imunitetit.

Unë Jam plot me dashuri për ju. Ata që besojnë tek Unë do të ngushëllohen shumë nga Ardhja Ime e Dytë. Ata shpirtra të tjerë mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. Prandaj dhe Unë po ju pregatis tani. Është për të shpëtuar të gjithëve ju që të mund të shijoni Qiellin dhe Tokën e Re.

Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtimin. Unë përfundoj marrëveshjen finale, etapën e fundit, e cila do të jetë dhe përmbushja e Vullnetit të Atit Tim.

Kurrë mos kini frikë nga Unë, sepse Unë Jam familja juaj, I bashkuar në Mish e në Gjak, prej Humanizmit Tim, si dhe Hyjnisë Sime.

Të jeni në paqe, ndjekësit e Mi të dashur. Pushoni në Supet e Mia sepse Dashuria dhe Mëshira Ime është më e madhe se çdo gjë që ju njihni. Kjo është një kohë për tu gëzuar dhe jo për tu hidhëruar, sepse Unë ju kam dhënë Dhuratën e Shpëtimit. Kjo Dhuratë është për ju si dhe për ata që janë të humbur. Është për gjithsecilin.

Jesusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-bring-hope-i-bring-mercy-i-bring-salvation/