Kerko Mesazhet ketu

Thursday 8 November 2012

Juve ju është dhënë mburoja. Përdoreni atë

E Enjte, 1 Nëntor 2012, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, ju duhet të ngriheni tani dhe të mblidheni të bashkuar në dashuri për t’u përgatitur për kohët e vështira, që shtrihen përpara.

Ju, ushtria Ime e fortë, jeni të bekuar dhe jeni të mbrojtur me Vulën e Atit Tim, Vulën e Hyjit të Gjallë.

Për çdo gjë, që do të hidhet mbi ju, nga çdo anë, dijeni se Unë jam me ju.

Shumë ngjarje, duke përfshirë trazira ekologjike, luftëra, përçarja në Kishën Time në tokë, diktaturat në çdo shtet tuajin – të grupuara në një, në bërthamën e vet – do të ndodhin të gjitha në të njëjtën kohë.

Kaq shumë shkatërrime do të sjellin shumë lotë dhe kërcëllitje dhëmbësh, por një gjë do të mbetet e pacënuar. Ajo do të jetë Fuqia e Hyjit dhe Dashuria e Tij për të gjithë fëmijët e Tij.

Kjo betejë do të shpaloset para botës dhe ju, ushtria Ime, nuk duhet të trembeni nga frika. Gjithçka është mirë në Mbretërinë Time dhe vendi juaj është i sigurtë atje. Janë të tjerët ata për të cilët ju duhet të shqetësoheni tani.

Juve ju është dhënë mburoja. Përdoreni atë. Kryqëzata Ime e Lutjes do të ndihmojë të lehtësojë shumë prej tmerrit të shkaktuar nga mëkatet e njerëzimit. Ju lutem recitoni këtë lutje për lehtësimin e ndëshkimeve.

Lutja e Kryqëzatës (83) për lehtësimin e ndëshkimeve

O Atë i dashur, Hyji Më i Larti, ne fëmijët e Tu të shkretë, gjunjëzohemi para Fronit Tënd të Lavdishëm në Qiell. 

Ne të lutemi Ty ta çlirosh botën nga i ligu.
Ne kërkojmë me ngulm Mëshirën Tënde për shpirtrat e atyre që shkaktojnë vuajtje të tmerrshme mbi fëmijët e Tu në Tokë. 

Të lutemi, fali ata. 

Të lutemi, largoje antikrishtin sapo ai të bëhet i njohur. Ne të kërkojmë Ty, Zot i dashur, ta lehtësosh Dorën Tënde të Ndëshkimit. 

Në vend të saj, ne të lutemi Ty t’i pranosh lutjet dhe mundimet tona për të lehtësuar vuajtjet e fëmijëve të Tu, në këtë kohë. 

Ne kemi besim tek Ti. Ne të nderojmë Ty.
Ne të falënderojmë Ty për Sakrificën e madhe që Ti bëre, kur Ti e dërgove Birin Tënd të vetëm, Jezu Krishtin, për të na shpëtuar nga mëkati. 

Ne e mirëpresim Birin Tënd edhe një herë, si Shpëtimtar të njerëzimit.

Të lutemi, na mbro. Na ruaj nga lëndimi. 

Ndihmoji familjet tona. 
Ki Mëshirë për ne.
Amen.


Ju, ushtria Ime, jeni të përgatitur në çdo lloj mënyre. Gjithçka që duhet të bëni është të keni besim tek Unë. Kur ju besoni tek Unë plotësisht, do të jeni në gjendje të ma dorëzoni gjithë dashurinë, vuajtjen, shqetësimet dhe dhimbjen tuaj Mua, Jezusit tuaj.

Kur kjo të ndodhë, ju duhet pastaj të lini gjithçka në Duart e Mia të Shenjta dhe të Dhembshura.

Faleminderit që iu përgjigjët thirrjes Sime.

Jezusi juaj