Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 9 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Kur priftërinjtë e Birit tim të përballen me ankthin e tmerrshëm dhe me padrejtësinë, ata duhet të më thërrasin mua

E Enjte, 6 Shkurt 2014, ora 16:15

Bija ime, kur të vij koha, kur priftërinjtë e Biri tim të përballen me ankthin e tmerrshëm dhe me padrejtësinë, ata duhet të më thërrasin mua. Mua më është dhënë Hiri për të qënë e aftë t’ju jap atyre guximin që ju duhet për të vazhduar t’i shërbejnë Birit tim. Unë i referohem, në veçanti, priftërinjve në Kishën Katolike, sepse ata do të vuajnë më tepër se ndonjë shërbëtor tjetër i Hyjit.

Kur dita të vij dhe kur ata janë thirrur për të bërë një betim, i cili do ta mohoj Hyjninë e Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, ata kurrë nuk duhet t’i vënë në dyshim qëllimet e vërteta të atyre, që ja u kërkojnë këtë gj
ë atyre. Kur atyre t’ju kërkohet ta mohojnë kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë dhe të pranojnë një interpretim të ri, atëherë ata do ta dinë se ora ka ardhur. Ajo do të jetë dita kur kalbësia do të filloj dhe shkatërrimi i mureve do të dëshmohet nën çatitë e kishave ngado.

Unë dëshiroj që të gjithë priftërinjtë, që do t’ju duhet të përballen me këto sprova të hidhura, të recitojnë këtë
 Lutje të Kryqëzatës (135) Për të mbrojtur të Vërtetën:

O Nëna e dashur e Shpëtimit, më ndihmo në çastin kur të jem në nevojë. Lutu që të bekohem me Dhuratat e derdhura mbi shpirtin tim të padenjë, përmes Pushtetit të Shpirtit të Shenjtë, për të mbrojtur të Vërtetën në çdo kohë. Më ndihmo në çdo incident ku do më kërkohet që ta mohoj të Vërtetën; Fjalën e Hyjit; Sakramentet e Shenjta dhe Më të Shenjtin Eukaristi. 

Më ndihmo që t’i përdor Hiret e marra për të qëndruar i vendosur kundër ligësisë së Satanit dhe të gjithë atyre shpirtrave të ngratë që ai i përdor për të njollosur Birin tënd, Jezu Krishtin. 

Më ndihmo në orën kur të jem në nevojë. Për hir të shpirtrave, më jep kurajën për t’i dhënë Sakramentet çdo fëmije të Hyjit, kur mund të më ndalohet nga armiqtë e Hyjit që ta bëj këtë. Amen.

Kur këto kohë të fillojnë, ju duhet të jeni të pregatitur të vazhdoni të kryeni Punën e Hyjit dhe të mbani Kryqin e Tij me forcë dhe dinjitet, për hir të shpirtrave tuaj dhe të atyre të të gjithë fëmijve të Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit