Kerko Mesazhet ketu

Monday 10 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Shumë do ta besojnë antikrishtin të jetë një njeri shumë i shenjtë

E Premte, 7 Shkurt 2014, ora 15:50

Bija ime, po të ishte se Biri im, Jezu Krishti, do të ecte në Tokë në këtë kohë, Ai do të vritej. Asnjë zyrtar në Kishën e Tij nuk do ta pranonte Atë. Ai do të bëhej një objekt tallje, do të shkaktonte frikë dhe do të përbuzej aq shumë sa do ta kishin kryqëzuar Atë, ashtu si më parë.

Këtë herë Biri im vjen vetëm si Shpirt dhe sipas Urdhërit të Atit tim, Ai nuk do të shfaqet në Tokë si një njeri, me trup. 

Unë insistoj që ky Mesazh të bëhet i qartë për të gjithë, sepse shumë do të vijnë në Emrin e Tij, por njëri prej tyre do të bëhet i famshëm dhe do të thotë se ai është Biri im, por kjo do të jetë një gënjeshtër.

Antikrishti do të ngrihet dhe do të bëhet kaq i fuqishëm sa imazhi i tij do të shihet ngado. Statuja do të ngrihen në imazhin e tij dhe fytyra e tij do të shfaqet vazhdimisht në lajme dhe në ekranet televizive në mbarë botën. Ai do të duartrokitet nga liderat më të fuqishëm, por nuk do të jetë deri kur ai do të mirëpritet hapur dhe pastaj të pranohet nga profeti i rremë që ai me të vërtetë do të ushtroj influencën e tij mbi njerëzimin.

Po të ishte se Biri im do ta shfaqte Veten me trup përsëri dhe të kërkonte vëmëndje, ata do ta shkatërronin Atë. Megjithatë, antikrishi do të mirëpritet në botë dhe gabimisht do të merret për Jezu Krishtin.

Çdo Fjalë e përmbajtur në Bibël, në lidhje me Ardhjen e Dytë të Birit tim, do të ndryshoj dhe shtrëmbërohet, me qëllim që të bindi botën se ata po dëshmojnë kthimin e Jezu Krishtit. Armiqtë e Birit tim, që shoqërohen me ata shërbëtorë të Tij të pafajshëm në Kishat e Birit tim ngado, do të 
çohen në një gabim të rëndë. Liderat e tyre do ta përkrahin antikrishtin dhe do të inkurajojnë shpirtrat ta adhurojnë atë. Influenca e tij do t’i trondisi shumë prej atyre që qëndrojnë besnikë ndaj Hyjit dhe është e rëndësishme që ju ta ruani shpirtin tuaj kundër kërkesës së tij hipnotizuese.

Medalja e Shpëtimit, kur mbahet në trupin tuaj, bashkë me Hiret e tjera që ajo premton, do t’ju mbroj kundër fuqisë së antikrishtit. Mos u gënjeni, antikrishti do të magjepsi shumë dhe ai do të shihet si udhëheqësi më i fuqishëm, më i popullarizuar, më tërheqës dhe më me influencë i të gjitha kohëve. Shumë do ta besojnë antikrishtin të jetë një njeri shumë i shenjtë dhe, për arsye të lidhjeve të tij me Kishën e Birit tim, me miliona njerëz do të konvertohen në 
çfarë ata besojnë të jetë e Vërteta. Kjo pamje e jashtme e rreme e shenjtërimit do të sjelli lotë gëzimi tek të gjithë ata që nuk kanë patur asnjë besim në jetën e tyre deri atëherë, as edhe besim tek Hyji. Ata do të hedhin lavdërime mbi këtë njeri dhe do t’i japin atij meritën për shpëtimin e shpirtrave të tyre.

Në fillim, antikrishti do të shihet si një udhëheqës i madh me një mënyrë joshëse, të këndshme dhe të dashur. Pastaj me kalimin e kohës, ai do të filloj të shfaqi fuqitë e tij shëruese dhe shumë njerës do të dalin përpara dhe do të deklarojnë se janë shëruar prej tij. Shumë gjithashtu do të pohojnë të kenë parë mbrekullira në praninë e tij. Pastaj një seri shfaqjes të rreme, në të cilat do të shihet imazhi i shenjës së Shpirtit të Shenjtë, do të duken ngado.

Media do të krijoj një imazh hyjnor të tij dhe fare pak do të guxojnë ta qortojnë atë publikisht. Për shkak të aftësisë së tij në shumë gjuhë, ai do të gënjej miliona në një periudhë fare të shkurtër. Pastaj, zërat se Jezu Krishti ka ardhur përsëri për të dytën herë, do të fillojnë. Ato do të nxiten nga ata që punojnë papushim për antikrishtin duke përhapur gënjeshtra, deri kur gradualisht ai 
gabimisht do të merret për Birin tim. Të gjitha këto ngjarje tingëllojnë tani të largëta, por kur ato të fillojnë të shpalosen para jush, do të duken si një seri ngjarjesh të natyrshme, që do të shihen nga shumë si ngjarje prekëse.

Pastaj, kur çdo gënjeshtër djallëzore t’i tregohet botës mbrapsh nga Satani – antikrishti, përmes ritualeve satanike, do të shihet të ngjitet në Qiell. Biri im, në kthimin e Tij, do të shihet të zbrezi mbi retë – e anasjellta e asaj kur Ai u ngrit në Qiell – ashtu si Ai premtoi.

Më pas, antikrishti dhe të gjithë ata që skllavërisht e adhuruan atë do të hidhen në liqenin e zjarrit dhe paqja do të jetë e juaja, fëmijë të dashur. Sepse të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës, sa hap e mbyll sytë, ata do të ngrihen në Parajsën e Re, kur Qielli dhe Toka të bëhen një.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit