Bija Ime fort e dashur, sot është një ditë e veçantë, pasi Mua më është dhënë pëfundimisht dhurata e pranimit tënd të plotë e këtij Misioni.
Kur Unë i prek zemrat e njerëzve, të cilët Unë i Thërras për të shpallur Fjalën Time, kjo është e vështirë për shpirtin e zgjedhur. Prania Ime trondit, si dhe qetëson. Ajo shkakton një trazirë të madhe dhe kjo kërkon besimin e plotë të personit. Ajo është e frikshme për të gjithë ata që e dëshmojnë Ndërhyrjen Time, pasi ajo kërkon mprehtësi të madhe, për shkak të konfliktit të emocioneve që krijohen në shpirt.
Shpirti, në fillim, është dobësuar prej forcës së dukshme të Pranisë së Shpirtit të Shenjtë dhe trupi ndjehet i rëndë. Shqisat janë të mprehta dhe mëndja është e turbullt. Menjëherë pas kësaj, vjen një shtyrje e natyrshme për të vënë në pyetje se çfarë po ndodh dhe dyshimi mund të krijohet. Por Prania e Shpirtit të Shenjtë është e padepërtueshme dhe do të mbetet e tillë deri sa Vullneti Im të kryhet, me kusht që shpirti ta pranoj atë që pritet prej tij. Pastaj dëshira për qartësi, së bashku me nevojën për të qënë i sigurtë, e pushton shpirtin. Dhe ndërsa ai kërkon ngushëllim dhe kurajo, Forca e Shpirtit të Shenjtë nuk mund të ndalet, të ndërpritet apo të refuzohet.
Dëshira e shpirtit për ta lejuar veten të bëhet një instrument i Shpirtit të Shenjtë, me qëllim që të deklaroj të Vërtetën, do të thotë se është e pafuqishme ta influencoj Fjalën, ta pengoj atë apo të bëj ndryshime në të në çdo lloj mënyre.
Intelekti njerëzor e lufton atë, herë pas here. Ndërsa shpirti është qetësuar prej Shpirtit të Shenjtë dhe nuk ka më frikë prej Tij, ka gjithmonë shpresë se jeta do të vazhdoj si më parë për atë shpirt, kur Misioni të kryhet. Por sigurisht, kjo nuk është gjithmonë e tillë. Prandaj në këtë, Misionin Tim për të mbledhur fëmijët e Mi dhe për t’i çuar ata të sigurtë drejt Botës Sime pa fund, nuk ka asnjë fund për këtë Mision. Ai do të qëndroj i tillë deri në Ditën e fundit. Tani që ti e pranon këtë fakt dhe nuk dëshiron ndonjë alternativë tjetër, ti më në fund mund të gjesh paqe në zemrën tënde, bija Ime.
Fëmijë, do të jetë vetëm kur ju përfundimisht e pranoni Dhuratën Time për botën për Librin e të Vërtetës që ju do të gjeni paqe në zemrat tuaja. Do të jetë vetëm kur ju e pranoni se Unë, Hyji Më I Larti – Gjithçka që Është dhe që do të Jetë – komunikoj me botën në këtë kohë, që ju do të jeni të aftë të besoni tek Unë plotësisht.
Unë dëshiroj që ju ta pranoni të Vërtetën, jo me dyshim në zemrat tuaja, por me dashuri dhe besim. Kur ju e bëni këtë, Unë do t’ju mbush me Paqen dhe Dashurinë Time. Vetëm atëherë ju do të jeni të mbushur me gëzim dhe lumturi. Vetëm atëherë ju do të jeni të lirë.
Ati juaj
Hyji Më I Larti