Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 26 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Të gjitha referencat ndaj Ferrit janë hequr dhe njeriu është gënjyer drejt një ndjenje të rreme sigurie

E Dielë, 23 Shkurt 2014, ora 16:28

Medalja e Shpëtimit
Bija ime, për aq kohë sa 
sundimi i Satanit ekziston, në Tokë, e Vërteta gjithmonë do të jetë e shtypur. Që nga vdekja e Birit tim në Kryq, çdo përpjekje për të përhapur Fjalën e Tij është penguar. Dhe që kur u përhap Krishtërimi, shumë plasaritje u shfaqën dhe Doktrina e urdhëruar nga Biri im, Jezu Krishti, përmes dishepujve të Tij, u përpunua. 

E Vërteta gjithmonë është ngacmuar, po pavarësisht nga kjo, Fjala e Hyjit akoma mbetet e gjallë në botë dhe Prania e Birit tim, nëpërmjet Eukaristisë së Shenjtë, është ruajtur.

E Vërteta, në lidhje me ekzistencën e Satanit dhe realitetin e Ferrit, janë ndaluar për shumë dekada dhe kjo ka patur një efekt të dëmshëm mbi shpëtimin e njerëzimit. Të gjitha referencat ndaj Ferrit janë hequr dhe njeriu është gënjyer drejt një ndjenje të rreme sigurie. Prandaj tani, sot, fare pak njerëz besojnë në ekzistencën e djallit apo të humnerës së Ferrit. Kjo gënjeshtër ka qënë fshikullimi i njerëzimit dhe, si rezultat, shumë shiprtra kanë humbur, sepse Ferri është mohuar. Mëkati mortor nuk konsiderohet më të jetë një realitet dhe prandaj asnjë përpjekje nuk është bërë për ta shmangur atë. Ata që i shërbejnë Birit tim, Jezu Krishtit, në Kishat e Tij e kanë për detyrë t’i pregatisin shpirtrat, që ata të jenë të denjë të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit.

Ferri mund të shmanget, duke i kuptuar pasojat e mëkatit mortor, dhe prapë asnjë fjalë e saj nuk është përmëndur.
Shpirtrat kanë humbur sepse ata nuk janë udhëzuar si duhet se si ta shmangin mëkatin dhe të kërkojnë falje. Për t’u bërë i denjë për të hyrë në Mbretërinë e Birit tim, ju duhet ta kaloni kohën duke e jetuar jetën tuaj, sipas Fjalës së Hyjit. Ju lutem të mos e shpërfillni të Vërtetën, sepse nëse e bëni këtë, ju do të jeni të humbur.

Lutuni, lutuni, lutuni që njerëzimi ta pranoj ekzistencën e Satanit, sepse deri kur ta bëjnë këtë, ata kurrë nuk do ta pranojnë në të vërtetë Premtimin e Birit tim për Shpengim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit