Bija Ime fort e dashur, kur vullneti i një njeriu përplaset me Vullnetin e Hyjit, dhimbje e madhe durohet nga të dy palët. Njeriut i është dhënë Dhurata e vullnetit të lirë nga Ati Im dhe, prandaj, ai është i lirë të bëj çfarëdo zgjedhjesh ai dëshiron në jetë dhe Hyji kurrë nuk do të ndërhyj në këtë Dhuratë nga Qielli. Megjithatë, për ata që dëshirojnë të më shërbejnë Mua plotësisht, me qëllimin për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat e të tjerëve, dhe që ma dorëzojnë Mua vullnetin e tyre të lirë, do të jetë një udhëtim shumë i vështirë për ata.
Kur ju më falni Mua vullnetin tuaj të lirë, për të bërë çfarë është e nevojshme në shpëtimin e shpirtrave, vuajtja që ju do të duroni do të jetë shumë e ashpër. Pasi vullneti juaj nuk do t’ju përkasi më juve, natyra njerëzore duke qënë ashtu si është, do të thotë se një konflikt do të krijohet, midis vullnetit të lirë të njeriut dhe Vullnetit të Hyjit. Shumë njerëz, që më duan Mua dhe që kërkojnë ta zbatojnë Vullnetin e Hyjit në jetën e tyre, gjithmonë do të mundohen. Me qëllim që të përmbushi Vullnetin e Hyjit, shpirti duhet t’i braktisi të gjitha ndjenjat e krenarisë dhe nevojën për të kënaqur dëshirat e veta personale. Ju mund t’i shërbeni me të vërtetë vetëm Hyjit, nëse ju besoni tek Ai plotësisht dhe i ofroni të gjitha sprovat dhe vuajtjet tuaja tek Ai, për të mirën e të gjithëve.
Kur njerëzit mirëdashës, që i shërbejnë Hyjit dhe përpiqen ta jetojnë jetën e tyre ashtu si Ai i udhëzon, bien prej Hirit të Zotit, ata ndjejnë turp. Të tmerruar që e kanë braktisur Hyjin dhe e kanë fyer Atë përmes egoizmit, ndjenjës së vetë-rëndësisë apo arrogancës, atëherë ata e fshehin fytyrën e tyre nga Drita e Hyjit. Kur ndriçohen nga e Vërteta, këta shpirtra, papritur dhe pa paralajmëruar, mund të fillojnë ta dyshojnë besimin e tyre. Një moment ata e duan Hyjin me gjithë zemrën e tyre dhe e ofrojnë veten plotësisht në kujdesin e Tij dhe momentin tjetër ata e shkëpusin veten nga Burimi i Dritës. Është atëherë, kur personi, duke përdorur arsyen njerëzore, i tregon Hyjit se çfarë është ai i pregatitur të bëj, që t’i shërbej Hyjit, dhe kjo do të jetë zakonisht sipas termave të tij. Po, shpirti mund t’i thotë Hyjit: “unë do të shërbej Ty, por me kushtin që Ti të më dhurosh mua këtë favor dhe atë tjetër.” A nuk e dini se ju nuk mund t’i shërbeni dy zotërive, sepse ka vetëm Një Hyj dhe Ai është në Kontroll. Hyji është Zotëria e gjithçkaje që është dhe që do të jetë. Njeriu është atje për t’i shërbyer Hyjit, por prapë Hyji do të bëj gjithçka që Ai mundet për t'i dhënë ngushëllim fëmijëve të Tij.
Kur ju shikoni se po filloni ta dyshoni Hyjin apo të humbisni besimin në Dashurinë e Tij apo Premtimin e Tij, atëherë ju duhet të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, që do të njihet si Lutja e Rikthimit.
Lutja e Kryqëzatës (137)
Lutja e Rikthimit
O Hyj i Gjithëpushtetshëm, O Hyji Më i Larti, shiko përmbi mua, shërbëtorin Tënd të përulur, me dashuri dhe keqardhje në Zemrën Tënde. Më rikthe në Dritën Tënde.
Më ngrit përsëri lart në Favorin Tënd. Më mbush me Hirin, që të mund ta ofroj veten time tek Ti në shërbim të përulët dhe sipas Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë.
Më pastro nga mëkati i krenarisë dhe nga çdo gjë që të fyen Ty dhe më ndihmo të të dua Ty me një dëshirë të thellë dhe të qëndrueshme për të shërbyer Ty në të gjitha ditët e mia në shekuj të shekujve. Amen.
Ju lutem të mos harroni se është shumë e lehtë të ktheni shpinën ndaj Hyjit dhe duhet vetëm një njeri për ta hedhur dyshimin në shpirtin tuaj mbi Mirësinë e Hyjit dhe Mëshirën e Tij të Madhe për të gjithë fëmijët e Tij.
Kërkohet guxim dhe qëndrueshmëri e madhe për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, por pa kërkuar Hiret për t’i shërbyer Atij si duhet, ju nuk do të jeni në gjëndje ta bëni këtë vetë.
Jezusi juaj