Kerko Mesazhet ketu

Monday, 3 February 2014

Pregatituni gjithmonë, çdo ditë, sikur Paralajmërimi të ishte nesër, sepse ai do të vij mbi ju papritur

E Premte, 31 Janar 2014, ora 16:13

Bija Ime fort e dashur, më dëgjoni Mua tani, kur Unë ju flas për Paralajmërimin që do të vij. Pa Ndërhyrjen Time, pjesa më e madhe e botës do të zhytej në humnerën e bishës dhe kurrë nuk do ta shikonte Dritën e Hyjit. Pa këtë Mbrekulli, miliarda shpirtra do të shkonin në Ferr.

Prandaj, dhe Unë duhet t’ju kujtoj se ju duhet të pregatiteni për këtë Ngjarje, sepse ajo do të shkaktoj dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme për shumë. Do të jetë sikurse shumë janë fundosur në nivelet më të ulëta të Purgatorit, që e djeg shpirtin me një nxehtësi të fuqishme dhe që krijon një ndjenjë të tmerrshme pendese, e cila shkakton dhimbjen e trupit.

Shumë shpirtra do të gëzojnë. 

Megjithatë, madje edhe ata që janë të afërt me Mua do ta ndjejnë, gjithashtu, dhimbjen kur do t’ju duhet të shprehin keqbërjet e tyre para Meje. Por, turpi që ata do të ndjejnë do të harrohet shpejt, pasi Drita e Mëshirës Sime do t’i pushtoj ata dhe do t’i mbushi me Hire. 

Shpirtrat që nuk më njohin Mua fare do të magjepsen dhe shumë do të besojnë se kanë vdekur dhe se janë duke u gjykuar nga Unë, në Ditën e fundit. Ata gjithashtu do të gëzojnë kur e Vërteta t’ju zbulohet. Pastaj janë ata shpirtra të gjorë të dërrmuar, të cilët e shijojnë jetën e tyre mëkatare, që do të vuajnë shumë. Disa do të bien dhe do të shtrihen tek Këmbët e Mia dhe do t’i mbulojnë sytë nga Drita Ime, për shkak të dhimbjes që po qëndrojnë para Meje, të vetëm dhe të pambrojtur, do të jetë e tepërt për t’u duruar prej tyre. Ata nuk do të kërkojnë Mëshirën Time, sepse urrejtja e tyre për Mua shkon thellë.

Përfundimisht, shpirtrat që plotësisht më kanë mohuar Mua dhe që e kanë dhënë veten e tyre tek i ligu në trup dhe në shpirt do të pësojnë një torturë më të madhe, sikurse të jenë duke u zvarritur në thellësitë e Ferrit. Shumë nuk do të jenë në gjëndje ta durojnë Praninë Time dhe ata do të bien të vdekur para Meje. Të tjerët do të përpiqen të më thërrasin Mua, por ata do të tërhiqen larg Meje nga i ligu.

Por, pasi të ndodhi kjo Ndërhyrje e fuqishme e Imja, miliarda do të kthehen n
ë besim dhe do të bashkohen edhe ata me Kishën Time të Mbetur, për të duruar pendesën për ata shpirtra që e kanë shkëputur veten plotësisht nga Mëshira Ime, për të më ndihmuar Mua në shpëtimin e shpirtrave të tyre.

Gjithçka do të jetë mirë, sepse në fund, Unë Jam i Gjithë-Mëshirsh
ëm, Gjithë-Mirësi, Gjithë-Dashuri. Atyre që më duan Mua do t’ju jepet Dhurata e Dashurisë Sime me bollëk. Dashuria Ime tek ata do të ndezi Imazhin e Mundimit Tim dhe kjo do t’i inkurajoj ata të bëjnë sakrifica të mëdha në shlyerje për mëkatet e shpirtrave të humbur që kanë nevojë më shumë për Mëshirën Time.

Pregatituni gjithmon
ë, çdo ditë, sikur Paralajmërimi të ishte nesër, sepse ai do të vij mbi ju papritur.

Jezusi juaj