Bija Ime fort e dashur, ju do t’i njihni dishepujt e Mi, jo thjeshtë nga besimi i tyre, por nga punët e tyre. Nuk ka asnjë vlerë të thoni se ju më doni Mua, nëse ju nuk e jetoni besimin tuaj përmes mendimeve, fjalëve dhe veprimeve tuaja. Është vetëm prej fryteve, që ju jepni, që ju me të vërtetë mund të thoni se jeni një dishepull i Imi i devotshëm. Kur ju thoni se më doni Mua, ju nuk mund t'i refuzoni ata që ju kërkojnë ndihmë – ata që janë në nevojë urgjente për ngushëllim.
Ju nuk e shmangni ndihmën për të tjerët, të cilët janë të persekutuar apo që janë në dhimbje, nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë. Ju nuk flisni keq apo me ligësi për një shpirt tjetër, nëse jeni besnik ndaj Mësimeve të Mia.
Nga ana tjetër, ju do të jeni në gjëndje t’i identifikoni qartë ata që më nderojnë Mua, prej fryteve që ata japin. Ata kurrë nuk do të kenë frikë të shpallin Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Ata gjithmonë do të flasin të Vërtetën; ata kurrë nuk do të flasin keq për një tjetër dhe do të jenë të parët të sjellin ngushëllim tek të sëmurët, nevojtarët dhe ata që kërkojnë të Vërtetën. Ata gjithmonë do t’i vënë nevojat e të tjerëve para nevojave të tyre; do të tregojnë durim kur të kundërshtohen në Emrin Tim të Shenjtë dhe do të qëndrojnë të heshtur kur të vuajnë persekutim, për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Meje. Ata gjithmonë do të luten për shpirtrat e të tjerëve dhe do të lypin Mëshirë për mbarë njerëzimin.
Prandaj kur Unë gjej ngushëllim të madh dhe kënaqem tek shpirtra të tillë, Unë kam vetëm dëshirë t’i sjell shpirtrat që janë të mbuluar me vellon e mashtrimit, e shkaktuar prej influencës së Satanit në jetën e tyre, tek Mëshira Ime.
Ndërsa Unë pres Ditën e Madhe, kur Unë do të deklaroj Fronin Tim, Unë duhet të duroj dhimbjen duke parë bishën, Satanin, të ulur mbi fronin e tij, me krahët e shtrirë me fodullëk, këmbët e hapura, me kokën e bricjapit, kur ai kënaqet në adhurimin që i jepet atij pa kufi prej atyre që ai i ka zaptuar. Bricjapi është një simbol i infektimit të tij, ku ai gllabëron trupin dhe shpirtin e gjithkujt që ai zapton, përmes mëkatit të imoralitetit seksual. Qëllimi i tij i parë është që ta shkatërroj trupin njerëzor duke e inkurajuar shpirtin ta poshtëroj veten në çdo mënyrë, përmes shqisave.
Influenca e tij është ngado dhe simboli i bricjapit dhe brirëve të tij do të jetë e dukshme në çdo veprim. Arroganca e tij shpejt do të shihet përmes simboleve që ai inkurajon ndjekësit e tij të shfaqin, për të demonstruar besnikërinë e tyre ndaj tij, në çdo fushë të jetës.
Ndërsa numri i atyre që ndjekin Satanin rritet, ata do të shkojnë deri aty sa ta deklarojnë publikisht adhurimin e tyre ndaj djallit dhe kushdo që beson se kjo është e padëmshme do të ishte me mënd të ndalonte tani. Ata duhet të më lypin Mua, Jezu Krishtin, t’i ndihmoj ata ta kapërcejnë forcën e djallit, që do të ushtrohet në botë për shkak të fuqisë që Satani do të tregoj në këto kohë.
Për çdo veprim mosbindje kundrejt Kishës Sime, Ati Im do t’i ndëshkoj fajtorët. Për çdo veprim shkatërrues që ata do të kryejnë brënda Tempujve të Shenjtë të Hyjit, ata do të vuajnë së tepërmi. Por në ditën kur ata të përdhosin Trupin Tim, Eukaristinë e Shenjtë, një ndëshkim i madh, si i tillë kurrë nuk është parë ndonjëherë, do të bier mbi armiqtë e Mi.
Ndërsa numri i atyre që ndjekin Satanin rritet, ata do të shkojnë deri aty sa ta deklarojnë publikisht adhurimin e tyre ndaj djallit dhe kushdo që beson se kjo është e padëmshme do të ishte me mënd të ndalonte tani. Ata duhet të më lypin Mua, Jezu Krishtin, t’i ndihmoj ata ta kapërcejnë forcën e djallit, që do të ushtrohet në botë për shkak të fuqisë që Satani do të tregoj në këto kohë.
Për çdo veprim mosbindje kundrejt Kishës Sime, Ati Im do t’i ndëshkoj fajtorët. Për çdo veprim shkatërrues që ata do të kryejnë brënda Tempujve të Shenjtë të Hyjit, ata do të vuajnë së tepërmi. Por në ditën kur ata të përdhosin Trupin Tim, Eukaristinë e Shenjtë, një ndëshkim i madh, si i tillë kurrë nuk është parë ndonjëherë, do të bier mbi armiqtë e Mi.
Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti i tyre i dashur, të jenë të vetëdijshëm për paturpësinë më të madhe që po planifikohet në këtë kohë për të shkatërruar fëmijët e Hyjit. Plani djallëzor për të joshur shpirtrat ta mohojnë Hyjin, duke e shitur veten në trup dhe në shpirt tek bisha, është duke u orkestruar me dinakëri, përmes botës së muzikës së rrokut, filmave, politikës dhe fesë.
Koha ka ardhur që infektimi të bëhet i njohur në botë, nga brënda Tempullit të Hyjit. Edhe pse shumë njerëz do ta refuzonin një paturpësi të tillë – po t'ju tregohej atyre haptazi – e vërteta është se shumë prej tyre nuk do të jenë më të ditur. Por kur simbolet satanike të vendosen brënda kishave, ata do të ushtrojnë një forcë mbi të pafajshmit dhe pa lutjet, sakrificat dhe vuajtet tuaja, ata do të merren nga Unë.
Kur ajo kohë të vij, në të ardhmen, këta shpirtra nuk do t’i besojnë ata prej jush që e dinë të Vërtetën. Por, kur bërthama e Pranisë së Hyjit të sulmohet, përmes Kishës së Tij në Tokë, efektet do të ndjehen në mbarë Tokën. Atëherë Drita e Hyjit do të dobësohet, sepse Prania e Hyjit do të shuhet. Vetëm errësira do të mbizotëroj.
Unë ju kërkoj juve, shërbëtorëve të Mi besnikë, të kryeni detyrën tuaj dhe të qëndroni vigjëlentë për të gjitha gjërat për të cilat jeni paralajmëruar. Për shërbëtorët e Mi të bekuar, që së shpejti do ta kuptojnë qartë se çfarë po ndodh para syve tuaj, Unë ju them këtë. Do të jetë sipas Urdhërit Tim që Unë do t’ju udhëzoj të kryeni detyrat tuaja të shenjta për të shpëtuar sa më shumë shpirtra të mundeni, duke qëndruar besnikë ndaj Fjalës Sime dhe duke ushqyer Grigjën Time, deri kur Unë ta shfaq Veten Time në Ditën e Madhe.
Jezusi juaj