Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 18 February 2014

Vuani në heshtje kur të mundoheni, të pësoni forma të ndyra mizorie, të përgojoheni, të abuzoheni apo të talleni në Emrin Tim

E Premte, 14 Shkurt 2014, ora 22:00

Bija Ime fort e dashur, kur një njeri thotë se ai është i ditur mbi shkencën, atij i duhet ta v
ërtetoj këtë, me qëllim që ju ta besoni atë. Kur një mësues thotë se ai di shumë gjëra, ju do ta kuptoni se sa i mirë është ai nëse ju mund të mësoni prej tij. Kur një njeri i Zotit thotë se ai di gjithçka rreth Hyjit, ai mund ta japi këtë informacion dhe ju do të jeni të ditur. Por, kur një njeri i Zotit thotë se është i frymëzuar nga Shpirti I Shenjtë, ju do ta njihni atë vetëm prej fryteve që ai jep dhe jo prej njohurive që ai shpreh.

Kur Shpirti I Shenjtë është në Punë kjo do të japi shumë fryte, që do të paraqiten si më poshtë: 

Njerëzit që janë të tërhequr drejt Shpirtit të Shenjtë do të afrohen më pranë me Hyjin. Ata do t’i duan të tjerët me një forcë më të madhe se më parë. Ata do ta ndajnë dashurinë e tyre. Pastaj, ata do të duan të kalojnë më shumë kohë në lutje, dhe në veçanti, ku ata do të luten për shpirtrat e të tjerëve, sesa për qëllimet e tyre.

Dashuria e Hyjit do të bëhet më e thellë dhe më personale. Dhe, ndërsa ata e lejojnë Shpirtin e Shenjtë t’i pushtoj, ata do të ndjejnë një dëshirë urgjente për ta dorëzuar veten e tyre plotësisht tek Vullneti i Hyjit. Ata që janë të frymëzuar nga Shpirti I Shenjtë nuk do të tregojnë urrejtje për ata që i përbuzin. Përkundrazi, ata do të përpiqen, përmes lutjes, të më kërkojnë Mua ta shpëtoj atë shpirt.

Dashuria e Hyjit mund ta depërtoj shpirtin vetëm prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpirti gjithmonë do të ndjej paqe dhe qetësi, pavarësisht nga vuajtja që në mënyrë të pa-evitueshme do t’ju duhet të durojnë, sa më të afërt ata bëhen për Mua, Jezusin e tyre.

Unë nuk i ndaj njerëzit. Unë i tërheq të bekuarit – ata me mjaft dashuri, të lindur nga një ndjenjë e thellë e përulësisë për Hyjin – në Zemrën Time të Shenjtë. Kur ata banojnë brënda Meje, dëshira e tyre e vetme është që të më sjellin Mua shpirtra. Kur ata me të vërtetë bëhen të Mitë, të bashkuar me Mua, ata do të jenë tema e urrejtjes. Urrejtja e treguar ndaj tyre nuk do të ketë rëndësi për ata, sepse ata nuk do të më braktisin Mua, nëse dashuria e tyre për Mua është mjaft e fortë. 

Ata mund të rrëzohen, herë pas here, sepse do të jenë shënjestra e tiranisë. Ata do ta ndjejnë dhimbjen e refuzimit – ashtu si Unë e ndjej. Ata do të tallen, qortohen dhe do të quhen të marrë – ashtu si Isha Unë. Ata do të ndjejnë një barrë të rëndë për shkak të mënyrës që do të përbuzen – ashtu si Isha Unë.

Njohuritë dhe mënçuria e tyre, e dhënë atyre nga Shpirti I Shenjtë – do të kundërshtohen egërsisht dhe prapë, çfarë ata thonë në Emrin Tim, do të mbetet e gdhëndur në kujtesën e të gjithë atyre me të cilët ata vijnë në kontakt.

Prandaj, dishepujt e Mi të dashur, mendoni për Mua, ndërsa Unë eci mes jush. Ju mund të mos më shikoni Mua, të më prekni Mua apo të vështroni Dritën e Fytyrës Sime, por dijeni se Unë Jam me ju, ashtu si Unë Isha kur Un
ë ecja në Tokë me dishepujt e Mi të dashur. Unë nuk kërkoj inteligjentët, të diturit apo më të lartët e shoqërisë – edhe pse Unë i mirëpres ata dhe i përqafoj, ashtu si Unë bëj me të gjithë fëmijët e Hyjit. 

Unë nuk kërkoj miratimin e të mësuarit, të lartësuarit mes jush, liderat e vëndeve apo kishave tuaja. Unë nuk kërkoj vulën e miratimit, që njeriu me kaq zell e dëshiron. Përkundrazi, Unë kërkoj të butët, të përulurit dhe ata që kujdesen vetëm për mirëqënien e të tjerëve, mbi nevojat e tyre vetjake. Këta janë shpirtrat që janë të bekuar nga Dora Ime. Dashuria e tyre për të tjerët pasqyron Vetë Dashurinë Time. Ata e pranojnë vuajtjen ashtu si Unë dhe ajo është me pak rëndësi për ata. Këta njerëz janë shtylla e Krishtërimit dhe Shpirti I Shenjtë është i gdhëndur në shpirtrat e tyre, për të mirën e të gjithë fëmijve të Hyjit.

Kurrë të mos ju vij turp për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Vuani në heshtje kur të mundoheni, të pësoni forma të ndyra mizorie, të përgojoheni, të abuzoheni apo të talleni në Emrin Tim, sepse kur ju qëndroni me kokën e ulur, djalli dhe të gjithë ata shpirtra fatkeqë që ai përdor për t’ju torturuar, do të dështojnë në përpjekjet e tyre për t’ju larguar nga Unë.

Ngrihuni në këmbë dhe deklaroni besnikërinë tuaj ndaj Meje me një lehtësi në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit dhe Unë do t’ju bekoj me Dhuratën e Paqes dhe Qetësisë.

Jezusi juaj